LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të vazhdojnë dominimin, “Dream Team” mposht Francën dhe fiton medaljen e artë

SHBA-të vazhdojnë dominimin, “Dream Team” mposht Francën dhe fiton medaljen e artë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar medaljen e artë duke mposhtur në finale Francën me rezultat 98:87.

Çereku i parë i takoi SHBA-ve të cilët arritën ta mbyllin me një epërsi prej pesë pikësh (20-15).

I dyti ishte më i barabartë, por sërish ishin amerikanët ata që e mbyllën me epërsi duke fituar me rezultat 29-26.


Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultat 49:41 në favor të SHBA-ve.

Francezët filluan të këndellen në çerekun e tretë të udhëhequr nga Victor Wembanyama dhe Guerschon Yabusele dhe e fituan atë me rezultat të ngushtë 25:35.

Edhe çereku i katërt ishte i barabartë, megjithëse SHBA-të u treguan më të saktë dhe më të mirë në mbrojtje duke arritur fitoren në fund me rezultat 98:87.

Kështu ata morën medaljen e artë, ndërsa francezët të cilët u paraqitën përballë publikut vendas ‘grabitën’ medaljen e argjendtë.

Koshashënuesi më i mirë në këtë finale ishte Victor Wembanyama i cili realizoi plotë 26  pikë, i ndihmuar nga Guerschon Yabusele që pati 20 sosh.

Tek SHBA-të më i miri ishte Stephen Curry me 24 pikë të shënuara, i ndihmuar nga Devin Booker që pati 15 sosh si dhe Kevin Durant dhe Lebron James që po ashtu patën pikë dyshifrore./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi prek sërish tregun brazilian, synon transferimin e mbrojtësit që kushton 100 milionë euro

Real Madridi prek sërish tregun brazilian, synon transferimin e mbrojtësit që kushton 100 milionë euro

La Liga
Guardiola bën një ankesë tejet të çuditshme pasi mposhti Man United në finale

Guardiola bën një ankesë tejet të çuditshme pasi mposhti Man United në finale

Premier League
Një ditë nga fundi i Paris 2024: SHBA-të shkëlqyen në atletikë, basketboll për meshkuj dhe futboll për femra

Një ditë nga fundi i Paris 2024: SHBA-të shkëlqyen në atletikë, basketboll për meshkuj dhe futboll për femra

Sport
Nuk ishte pjesë e planeve të Flick, Barcelona kompleton shitjen e një lojtari për 10 milion euro

Nuk ishte pjesë e planeve të Flick, Barcelona kompleton shitjen e një lojtari për 10 milion euro

La Liga
Gjest fantastik nga Kane – anglezi refuzoi shiritin e kapitenit pasi nuk deshi ta ngre trofeun ndaj ish-ekipit të tij

Gjest fantastik nga Kane – anglezi refuzoi shiritin e kapitenit pasi nuk deshi ta ngre trofeun ndaj ish-ekipit të tij

Ndërkombëtare
“Ai duhet të besojë në veten e tij”, Lewandowski këshillon shokun e skuadrës pas vështirësive që po kalon

“Ai duhet të besojë në veten e tij”, Lewandowski këshillon shokun e skuadrës pas vështirësive që po kalon

La Liga
Kalo në kategori