LAJMI I FUNDIT:

Shëngjini nuk njeh krizë, mbetet destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës

Shëngjini nuk njeh krizë, mbetet destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës

Shëngjini ka njohur një rritje të pushuesve vendas dhe të huaj gjatë muajit gusht. Një destinacion i preferuar kryesisht për shqiptarët e Kosovës, por edhe vendas e të huaj të cilët shprehen të kënaqur për shërbimin dhe natyrën.

Bregdeti i Shëngjinit është kthyer në destinacionin më të pleqër të mijërave shqiptarëve të Kosovës por edhe turistëve të huaj.

Gjatë muajit gusht numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje të konsiderueshme. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ku dominojnë si çdo vit shqiptaret e Kosovës.


Përveç ujit të kristaltë dhe rërës kurative, pushuesit vlerësojnë cilësinë e shërbimeve në Shëngjin, ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të kësaj zone turistike.

‘Po vlojnë njerëzit, kanë ardhur!’- u shpreh një turist.

‘Që katër ditë jam këtu, mirë shumë. Uji shumë mirë. Nuk është shtrenjtë që po thonë! Çadra është 10 euro.’- tha një turist.

‘Më pëlqen këtu banoj, kam banesën këtu.’- u shpreh një turist tjetër.

Hotelet po punojnë me kapacitet të plotë dhe i gjithë muaji gusht është i pronotuar thonë operatoret turistik në Shëngjin.

Me një vije bregdetare 26 km bregdeti i Lezhës është një nga qendrat më të vizituara të bregdetit të Adriatikut, ndërsa objektivi i pushtetit vendor dhe biznesit vendas është zgjatja sa më shumë e sezonit turistik./Report TV/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori