Të kërcesh është të mbash në mend, të kërcesh është të kujtosh. Kështu nis përshkrimi i dokumentarit “Dancing Palestine” i regjisores Lamees Almakkawy. Derisa identiteti palestinez vazhdon të kërcënohet me fshirje, palestinezët i drejtohen vallëzimit të tyre popullor, dabke, si një homazh për historinë dhe kulturën e tyre dhe për të pohuar ekzistencën e tyre.
Dokumentari “Dancing Palestine”, që është shfaqur gjatë kësaj jave në DokuFest është një dokumentim i këtij mishërimi të kujtesës kolektive, pasi ata që bashkojnë një koreografi dabke, bashkojnë edhe identitetin e tyre.
Dhe siç përshkruhet dabke është një testament i dashurisë së thellë të palestinezëve për jetën, dhe kështu nevojën e tyre për të kontribuar në arkivin e Palestinës, në mënyrë që ai të vazhdojë të jetojë në të tashmen.
Pas shfaqjes së filmit, si pjesë e programit special “No Other Land: Films on Palestine”, regjisorja Lamees Almakkawy ka rrëfyer fillimisht forcën shtytëse për realizimin e këtij projekti kinematografik, raporton Telegrafi.
“Ajo çka më ka shtyrë që ta bëj filmin është se jam rritur duke parë dabken përreth meje, në ndodhi të ndryshme meqë niste në mënyrë spontante, qoftë në raste të gëzimit, apo në raste të pikëllimit. E dija që ky vallëzim ka pas një zë politik, për shkak të lëvizjeve apo teksteve të këngëve, dhe dëshiroja ta kuptoja se pse është i rëndësishëm për palestinezët. Dhe kësisoj nisa procesin e hulumtimit”, ka thënë ajo.
Në film paraqiten mjaft fotografi nga arkivat personale të palestinezëve, në saje të cilave edhe rrëfehen mjaft ndodhi në Palestinë.
“Fotografitë që i shihni në film, shumica janë nga koleksionet e familjeve palestineze, dhe të njëjtat i kanë bërë të qasshme për muzetë dhe institucionet, kryesisht online. Mendoj se shumë arkiva palestineze janë të qasshme për përdorim publik sepse ata dëshirojnë që të hedhin poshtë idenë se Palestina nuk ka ekzistuar kurrë, se toka ka qenë e zbraztë, nuk ka pas njerëz, nuk ka pas kulturë, histori. Pra dëshirojnë të përballen me këtë narrativë dhe arkivat personale i bëjnë të qasshme për njerëzit… Pra është një kundërshtim për narrativën në fjalë dhe njëherësh edhe kontribut për arkivën palestineze në të ardhmen, si përkujtues se palestinezët ekzistojnë”, është shprehur ajo.
Lidhur me ndodhitë e fundit në Palestinë, përkatësisht Gaza, regjisorja Almakkawy ka theksuar se puna e saj në këtë projekt ka nisur para konfliktit të fundit.
“Kam filluar të punoj në këtë film para ndodhive të fundit në Palestinë, dhe në Gaza në veçanti. Kur kam filluar punën në këtë film ka qenë shumë e rëndësishme për mua që ta tregoj rrëfimin për Palestinën dhe palestinezët jashtë kontekstit të okupimit dhe okupuesit. Sepse në hulumtimin tim ndjeva se palestinezët gjithmonë tregohen në këtë kontekst dhe është vështirë për të parë storiet për palestinezët vetëm si palestinezë”, ka thënë ajo.
Por pranon se çështjet politike në këtë rajon nuk mund të shmangen.
“Natyrisht çështjet politike dalin në pah, nuk mund të shmangen, është përditshmëria e tyre. Por unë kam dashur që ti viktimizojë palestinezët dhe kam dashur të sigurohem se ky është një rrëfim për ta”.
Almakkawy ka shtuar se nëse merret parasysh situata aktuale në Gaza, natyrisht se shikimi i filmit tani është një përvojë tjetër, raporton Telegrafi.
“Mendoj se mesazhi i rëndësishëm që shohim këtu është se palestinezët kanë dashuri të thellë për jetën, dhe ata insistojnë që ta jetojnë atë edhe përballë një bote që dëshiron që ata mos ta jetojnë. Shpresoj që filmi mund t’ju tregojë njerëzve se cka mund të ndodh nëse vetëm i lejojmë palestinezët që të jetojnë”, ka përfunduar ajo.
Para shfaqjes së këtij filmi, në Lumbardhi ka performuar edhe bendi 47 Soul, një grup muzikor palestinez që ka krijuar dhe i ka dhënë hapat e para zhanrit Shamstep, por që muzikën e tyre të influencuar nga trendet e hip-hop-it, electronica dhe R&B, e kanë kombinuar me tingujt e Dabke, dhe rrënjë të tjera Shaa’bi, muzikë nga rajoni i Levantit.
Sipas njoftimit të DokuFestit, bashkë me disa filma të tjerë rreth konfliktit arabo-izraelit të shpërndara në seksione të tjera të festivalit dhe me debate vjen përpjekja modeste e festivalit që ta hap diskutimin mbi një nga konfliktet më të gjata dhe më vdekjeprurëse në botë, në një kohë kur këto diskutime po shtypen gjerësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje