LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 2° fog

Po vazhdon repelimi i kafshëve në Komunën e Malishevës

Po vazhdon repelimi i kafshëve në Komunën e Malishevës

Në  kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), në Komunën e Malishevës ka nisur dhe po vazhdon me sukses procesi i repelimit të kafshëve.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky proces ka filluar javën e kaluar dhe po zhvillohet sipas planit të parashikuar.

“Drejtori i Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha, së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Hafir Rexha, kanë parë nga afër fushatën e repelimit, sot në fshatin Rud.


Gjatë vizitës së tyre, ata janë informuar se ky proces po shkon sipas planifikimit dhe nuk është hasur në ndonjë problem në terren. Sipas drejtorit Berisha, pronarët e kafshëve e kanë mirëpritur këtë masë”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim ky proces i repelimit të kafshëve po vazhdon në territorin e Malishevës dhe sipas operatorit, po realizohet pa probleme.

“Edhe pse repelimi ka filluar me vonesë, pritet që efekti i tij të jetë i dukshëm,” deklaroi drejtori Berisha.

Ai theksoi se repelimi është masa më e efektshme në luftimin e EHKK, duke pasur parasysh rëndësinë e saj në parandalimin e transmetimit (bartjes) të rriqrave nga fusha në oborre apo shtalla.

“Repelimi i kafshëve është një masë mbrojtëse kritike që ndihmon në parandalimin e përhapjes së Etheve Hemorragjike Krime Kongo. Kjo është përgjegjësi e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) të Kosovës dhe ka rifilluar pas disa vitesh dhe ka treguar efektivitet në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

Ky proces, i cili është pjesë e një përpjekjeve më të gjera kombëtare për luftimin e sëmundjeve infektive, është i rëndësishëm për sigurinë shëndetësore të qytetarëve dhe mbetet një prioritet në fushatën e luftimit dhe parandalimit të EHKK”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Kalo në kategori