LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° partlycloudy_night

Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratën për kamerat e sigurisë me vlerë 930 mijë euro

Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratën për kamerat e sigurisë me vlerë 930 mijë euro

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën me grupin e operatorëve ekonomikë për vendosjen dhe mirëmbajtjen e kamerave vëzhguese të sigurisë në territorin e kësaj komune.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate të lidhur për 36 muaj është  930 mijë euro.

Prokurimi për këtë projekt qe iniciuar në shkurt të këtij viti, dhe njoftimi për nënshkrimin e kontratës është publikuar në muajin gusht, raporton Telegrafi.


Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Prizrenit.

“Pjesë e këtij projekti është jo vetëm instalimi i kamerave në vendet kyçe, por edhe plani i detajuar për mirëmbajtjen e tyre, për ta garantuar kështu funksionalitetin e vazhdueshëm dhe efektivitetin e kamerave”, ka thënë ai.

Në të njëjtën kohë ka shtuar se ato do të vendosen në pikat kyçe.

“Ky sistem modern do të ofrojë mbikëqyrje të vazhdueshme nëpër pika strategjike të qytetit dhe do të krijojë ambient më të sigurt për të gjithë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit do të nënshkruaj edhe memorandum bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, me qëllim që ky institucion ta bëj vëzhgimin e kamerave të montuara në qytet, raporton Telegrafi.

Mungesa dhe mosfunksionimi i kamerave vëzhguese të sigurisë në hapësirat publike në Prizren përgjatë viteve të shkuara shpesh herë është theksuar si sfidë e rëndësishme për hetimin dhe zbulimin e veprave penale nga ana e organeve ligj zbatuese në Komunën e Prizrenit. Shqetësimet në këtë drejtim janë adresuar në mbledhjet e Këshillit Komunal për Siguri, por edhe në forumet tjera.

Rrugët e sheshet kryesore të Prizrenit patën filluar të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë në vitin 2012, kur Drejtoria e Emergjencës pati investuar 200 mijë euro për instalimin e 70 kamerave në pikat kryesore. Por vite më pas, në bazë të raportimit të organeve ligj zbatuese rezultonte se pjesa më e madhe e tyre nuk funksiononin. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Magazina
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Kalo në kategori