DJ i njohur me famë ndërkombëtare, Black Coffee, ka treguar edhe një herë vlerësimin e tij për modën shqiptare duke zgjedhur brendin “Bukur” për dukjen e tij.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Black Coffee mund të shihet i veshur me çorapet unike të dizajnuara nga kreatorja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova. Ky detaj i thjeshtë, por domethënës, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij dhe të adhuruesve të modës anembanë botës.
“Bukur” tash e sa kohë është shndërruar në një brend të preferuar jo vetëm për skenën vendore, por edhe për yjet ndërkombëtare.
Produktet e këtij brendi kanë gjetur vend në garderobat e shumë personaliteteve të njohura, duke përfshirë edhe artistë të kalibrit të Black Coffee.
DJ Black Coffee u njoh me “Bukur” gjatë qëndrimit të tij në Kosovë për festivalin “Sunny Hill 2024”, ku ishte një nga artistët kryesorë të katër mbrëmjeve. Gjatë këtij festivali, ai kishte rastin të njihej nga afër me brendin dhe punën e Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka krijuar një emër të respektuar në industrinë e modës.
View this post on Instagram
Interesimi për të provuar veshjet e “Bukur” nuk mungoi as tek yjet e tjerë të “Sunny Hill 2024”, përfshirë këtu Bebe Rexhën dhe Stormzy-n, të cilët gjithashtu u panë të veshur me dizajne nga ky brend shqiptar. Ky fakt është një dëshmi e ndikimit gjithnjë në rritje të “Bukur” në skenën ndërkombëtare të modës.
Me çdo zgjedhje të tillë, “Bukur” po arrin të ndërtojë një lidhje të fortë me skenën e artit dhe muzikës botërore, duke vendosur Kosovën në hartën globale të modës. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje