LAJMI I FUNDIT:

Golem, prezantohen pajisje moderne që shpëtojnë jetët e pushuesve në plazhe

Golem, prezantohen pajisje moderne që shpëtojnë jetët e pushuesve në plazhe

Në vijën bregdetare të Golemit, u prezantuan stendat me pajisje moderne jetë shpëtuese për të garantuar akoma më shumë siguri për pushuesit gjatë sezonit veror.

Në prezantimin e tyre ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Monika Zuchniak-Pazdan.

Ministrja Koçiu nënvizoi se afërsia e Qendrave Shëndetësore verore me plazhet ”ka siguruar prezencë të profesionistëve të shëndetit në çdo moment që të japin ndihmë dhe mbështetje, por jo vetëm, edhe për të këshilluar në plazhet publike lidhur me masat kryesore që duhen patur parasysh gjatë kohë qëndrimit në diell, si dhe këshillat mjekësore për të kaluar një sezon pushimesh sa më të sigurt dhe të shëndetshëm”.


Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme gjatë këtij sezoni turistik.

“Roja bregdetare, stafi shëndetësor në Qendrat Shëndetësore verore të cilat janë pranë plazheve, por edhe punonjësit e policisë në çdo moment që do të ketë nevoje për një ndërhyrje të shpejtë, sigurojnë që i gjithë zinxhiri dhe gjitha hallkat institucionale të funksionojë në mënyrë të plotë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Koçiu falënderoi Ambasadën e Polonisë në Shqipëri për mbështetjen me këto pajisje moderne që sigurojnë shpëtimin e jetës në kohë reale.

“Pothuajse 5 km vijë bregdetare që mbulohen nga këto pajisje, garantojnë ndërhyrje të shpejtë dhe efektive në rast rreziku në det për shpëtimin e jetëve njerëzore në kohë reale”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë prezantimit të pajisjeve.

Hoxha: Siguri maksimale

Ndërsa ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shkruan në rrjetet sociale se sezoni turistik po kulmon dhe jo vetëm portet, aeroporti, akset kombëtare janë të tej mbushura nga turistë vendas e të huaj, por kryesisht zonat bregdetare janë plot me pushues.

“Detyra jonë, teksa të tjerët pushojnë është të sigurojmë siguri maksimale për ta. Në plazhin e Golemit, merr jetë një ide e projektit të mbështetur nga ambasada e Polonisë në Tiranë, për të vendosur disa pajisje shpëtimi, që përdoren nga kushdo. Pajisja quhet #StendaeJetës dhe përfshin kamerdare shpëtimi, një sistem sinjalizimi zanor dhe sistem ndriçimi të integruar, që alarmon duke tërhequr vëmendjen e pushuesve në rast rreziku për jetën e një qytetari në ujë. Isha së bashku me Albanën, ambasadoren e Polonisë në Tiranë, Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, si dhe strukturat policore, të shëndetësisë, bashkisë dhe shoqatës vullnetare AFPRA, për të vënë në jetë këtë nismë.”, shkruan Hoxha.

Përgjatë vijës bregdetare në Durrës janë vendosur 5 stenda me pajisje shpëtimi pranë plazheve ku dhe fluksi i pushuesve është më i lartë të cilat mund të përdoren nga kushdo në rast nevoje. Pajisja përfshin komerdare shpëtimi, një sistem elektronik kontrolli dhe sinjalizim zanor që njofton shërbimet e urgjencës apo edhe pushuesit duke tërhequr vëmendjen në rast rreziku për jetën e një personi në det.

Në stendë do të ketë staf nga Urgjenca Kombëtare dhe shërbimi zjarrfikës i Ministrisë së Brendshme./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori