LAJMI I FUNDIT:
Peja 16° clearsky_night

Infrakos: Hapësira e stacionit të Trenit në Pejë nuk do të ndryshojë, mbrohet nga trashëgimia kulturore e Kosovës

Infrakos: Hapësira e stacionit të Trenit në Pejë nuk do të ndryshojë, mbrohet nga trashëgimia kulturore e Kosovës

Stacioni i Trenit në Pejë, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturale të Kosovës, ka qenë shpesh herë në qendër të diskutimeve lidhur me hapësirat e boshatisura që gjinden për rreth saj, pronësia e të cilave i takon ndërmarrjes Infrakos.

Sipas tyre Stacioni i Trenit në Pejë do të mbetet i pandryshuar derisa është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Zyrtari i Infrakos, Refet Çitaku, për Telegrafin ka thënë se këto hapësira janë të mbrojtura nga trashëgimia kulturore dhe arkitekturale dhe çdo ndërhyrje në to duhet të bëhet me kujdes dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse.


“Në fakt ajo është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore linja e Pejës, poashtu edhe nën mbrojtjen e trashëgimisë arkitekturore jo vetëm kulturore”, ka thënë Çitaku.

Stacioni i Trenit në Pejë/ Foto Telegrafi

Po ashtu Çitaku ka theksuar se stacioni është në pronësi të Infrakos dhe pa lejen e këtij institucioni, as komuna dhe as ndonjë organ tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë zonë. Ai ka shpjeguar se, megjithëse pamja e jashtme e stacionit do të mbetet e pandryshuar për të ruajtur karakterin e tij historik, është planifikuar që qarkullimi i trenave të rritet pas rehabilitimit të rrjetit hekurudhor.

Hapësirat përreth stacionit dhe hekurudhave të trenit/ Foto Telegrafi

“Ajo është pronë që i takon Infrakosit, dhe pa lejen tonë nuk mundet me ndërhy as komuna as askush, faktikisht pamja e jashtme nuk do të ndryshojë mirëpo qarkullimi i trenave pritet të rritet pas rehabilitimit ekzistues të rrjetit hekurudhor”, ka përfunduar ai.

Ky rehabilitim do të ndihmojë në rikthimin e funksionalitetit të plotë të stacionit, duke përmirësuar shërbimet dhe rritur efikasitetin e transportit hekurudhor në rajon, ndërkohë që ruan integritetin e tij historik dhe arkitektonik./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Politikë
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Lajme
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Botë
“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

Evropa
Komuna e Prishtinës nis fasadimin e ndërtesës së

Komuna e Prishtinës nis fasadimin e ndërtesës së "shëmtuar", në hyrje të qytetit

Rajoni i Prishtinës
Kalo në kategori