LAJMI I FUNDIT:

Përdori metoda ekstreme për t’u dobësuar, por nuk ia doli – indianes i ra të fikët dhe përfundoi në spital pasi u s’kualifikua nga finalja e Lojërave Olimpike

Përdori metoda ekstreme për t’u dobësuar, por nuk ia doli – indianes i ra të fikët dhe përfundoi në spital pasi u s’kualifikua nga finalja e Lojërave Olimpike

Lojërat Olimpike në Paris u sollën disa sportistëve realizimin e ëndrrave të tyre dhe fitimin e medaljeve, por ka edhe histori të shumta për ëndrrat e shuara për suksesin më të madh në karrierë.

E tillë është historia e indianes Vinesh Phogat, e cila u s’kualifikua nga gara e mundjes para meçit final në kategorinë deri në 50 kilogramë dhe arsyeja ishte se ajo nuk kishte plotësuar peshën e përcaktuar.

Më saktësisht, Vinesh ka qenë 100 gramë më shumë se pesha e lejuar dhe nuk është lejuar të luftojë për medaljen e artë, si dhe i është hequr mundësia për të marrë medaljen e argjendtë pasi u mposht në finale.


Bëri histori në Lojërat Olimpike, por mundësja u skualifikua nga finalja për shkak të rregullave të rrepta
Lexo po ashtu Bëri histori në Lojërat Olimpike, por mundësja u skualifikua nga finalja për shkak të rregullave të rrepta

Sipas India Today, Vinesh humbi vetëdijen dhe u rrëzua disa momente pas s’kualifikimit dhe përfundimisht u shtrua në spital pas dyshimit për dehidrim.

U zbulua se gruaja indiane iu drejtua metodave rigoroze si shkuarja në saunë, prerja e flokëve dhe madje edhe nxjerrja e gjakut, gjë që tronditi të gjithë, kur hiqte kilogramët, që është një procedurë e zakonshme në artet marciale për të bërë një luftëtar të konkurrojë në një kategori të caktuara të peshës.

“Me keqardhje ndajmë lajmin për s’kualifikimin e Vinesh Phogat nga kategoria e mundjes 50 kg për femra”, njoftoi Shoqata Olimpike Indiane këtë mëngjes, kur Vinesh ishte planifikuar të luftonte me amerikanen Sarah Hilderbrandt për medaljen e artë.

Ju kujtojmë se sportistët në sportet luftarake përpiqen të arrijnë një peshë sa më të ulët në krahasim me peshën e tyre të zakonshme, në mënyrë që të hyjnë në një kategori me peshë më të ulët dhe të arrijnë një avantazh konkurrues ndaj kundërshtarëve më të lehtë.

Kjo është arsyeja pse drejtohet humbja e peshës, e cila kryesisht bëhet duke e nxjerrë ujin nga trupi, e më pas duke e kthyer sërish menjëherë pas peshimit. Kjo ndonjëherë çon në probleme shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Trajneri i njohur pritet të zëvendësojë Nuri Sahinin te Borussia Dortmund

Trajneri i njohur pritet të zëvendësojë Nuri Sahinin te Borussia Dortmund

Bundesliga
Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit

Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit

La Liga
Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij

Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet

Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet

La Liga
Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave

Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave

La Liga
Kalo në kategori