Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ai i Infrastrukturës, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi inspektuan këtë të martë Urën e Ibrit, e cila pritet të hapet për qarkullim nga Qeveria e Kosovës së shpejti.
Inxhinieri i ndërtimit, Arsim Rapuca, thotë se kjo është normale pasi, sipas tij, inspektimi i urës duhet bërë çdo dy vjet.
“Mendoj që ekspertët e Ministrisë e kanë inspektu urën sepse zakonisht çdo dy vjet duhet bërë inspektimi i urave, sepse ato me kohën mund të degradohen gradualisht sepse i ekspozohen ndikimeve të ndryshme ambientale”, tha Rapuca për RTV Dukagjini.
Rapuca tregoi se testimi i urës mund të kryhet brenda një dite.
“Testimi si procedurë mund të kryhet brenda një dite, mirëpo analizat teorike sepse duhet të kalkulohen dhe të vërtetohet kjo e matjeve dhe merr kohë, mund të vërtetohet brenda 10 deri në 2 javë, supozoj, ekspertët kanë bërë matjet e deformimeve të mbistrukturës pjesa ku lëvizin automjetet”, shtoi ai.
Teksa shton se Ura e Ibrit duket e fortë dhe stabile.
“Ura duket e fortë e stabile dhe thashë kjo është projektu për më shumë korsi, por tash është ngushtuar, vetëm problematika është e ujit që mund t’i gërryej shtyllat aty duhet të inspektohen, të ketë kujdes.”
E që, sipas tij, Ministria e Infrastrukturës duhet të bëjë inspektime më të shpeshta në mënyrë që të ruhen urat.
“Mendoj që Ministria e Infrastrukturës duhet të bëjë inspektim rutinor më shpesh dhe me i rujt ato ura që i kemi, urat që projektohen të reja, janë të projektuara me standarde të larta që mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë”, tha Rapuca. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!