LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 7° rain

Asamblistët e Prishtinës: Rruga “George Bush” është kthyer në shesh nga Përparim Rama pa u pyetur askush

Asamblistët e Prishtinës: Rruga “George Bush” është kthyer në shesh nga Përparim Rama pa u pyetur askush

Tash e dy vite rruga “George Bush” në Prishtinë është kthyer në shesh.

Shumë prej qytetarëve dhe atyre që e frekuentojnë Prishtinën u ndanë të pakënaqur me këtë veprim nga komuna e Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Sipas asamblistëve të Prishtinës, vendimi për ta shndërrruar këtë rrugë në shesh, u mor vetëm nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pa pyetur askënd.


“Jemi dëshmitarë të mbylljes së një arterie kyçe siq ishte rruga “George Bush”, atë e kishte marrë kryetari i komunës pa e konsultuar kuvendin komunal, e kishte marrë krye në vete dhe deri tani përjashtuar disa evente të cilat qytetarët duhet të paguheshin për t’u qasur në to, nuk i kemi pasur të shfrytëzuar për interes publik. Egjithë ajo hapësirë as nuk është shesh as nuk është rrugë. Tani që po kalojnë tre vite është tërësisht një rrugë e bllokuar pa ndonjë rezultat dhe këtu kanë ardhë ndoshta në shprehje testimet, provimi për të bërë diçka për t’u kthyer më pastaj, më shumë Prishtina është duke shërbyer për Përparim Ramën”, tha Leutrim Retkoceri, asamblist nga Partia Demokratike e Kosovës.

Qeverisja e Prishtinës nga Rama në syrin e PDK-së, prej ndërtimeve, infrastrukturës e deri te bërlloku
Lexo po ashtu Qeverisja e Prishtinës nga Rama në syrin e PDK-së, prej ndërtimeve, infrastrukturës e deri te bërlloku

Ndërsa, Gëzim Sveçla nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tha se Rama nuk e ka pyetur askënd.

“Nuk na ka pyet askënd, por nuk është i obliguar të pyes. Ai është dashtë të pyes banorët dhe bizneset përreth sepse ndikon drejtë për drejtë te ata. Por si ekzekutiv është e drejtë e tij me vendos”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Kalo në kategori