LAJMI I FUNDIT:

Atletja e njohur humbi në gjysmëfinale për shkak të një incidenti që ia pamundësoi hyrjen me kohë në stadium

Atletja e njohur humbi në gjysmëfinale për shkak të një incidenti që ia pamundësoi hyrjen me kohë në stadium

Atletja xhamajkane Shelly-Ann Fraser-Pryce u përball me një incident të çuditshëm, pasi asaj iu mohua hyrja në ‘Stade de France’, duke e parandaluar kështu që të konkurrojë në Lojërat Olimpike.

Fraser-Pryce, ishte paraparë që të garonte në gjysmëfinale të garës 100 metra për femra, por parapërgatitjet e saj morën një kthesë të çuditshme.

Tri herë fituesja e medaljes së artë, e përfundoi të premten garën në pozitën e dytë duke regjistruar kohën prej 10.92 sekondash.


Pasi arriti në stadium për gjysmëfinale, disa pamje u shfaqën aty ku shihet se 37-vjeçares i mohohet hyrja në stadium, pasi sigurimi e njoftoi atë për një ndryshim të rregullit.

Atletët që vendosin të mos qëndrojnë në fshatin Olimpik dhe nuk vijnë me autobusin e skuadrës, duhej të futeshin brenda në një mënyrë tjetër.

“Ajo (një person i sigurimit) më tha se e ndryshuan dje rregullin. Si mund ta ndryshoni rregullin dhe të mos tregoni? Pra, ju po i kërkoni të gjithë atletëve të cilët për çfarëdo arsye nuk qëndrojnë në fshat, të mos hyjnë nga porta kryesore”, ka thënë Fraser-Pryce.

Kur ajo u lejua eventualisht që të futet në stadium, shefi i misionit Ian Kelly konfirmoi më vonë se tërheqja e saj nga gara erdhi për shkak të një lëndimi dhe jo për arsye të vonesës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hidhet shorti për 'Play-Off'-in e Ligës së Kampionëve, përballje shumë interesante

Hidhet shorti për 'Play-Off'-in e Ligës së Kampionëve, përballje shumë interesante

Liga e Kampionëve
Talenti i Real Madridit po kërkon largimin për shkak të konkurrencës së madhe në ekip

Talenti i Real Madridit po kërkon largimin për shkak të konkurrencës së madhe në ekip

La Liga
Në Argjentinë shënohet goli i vitit, klubi thotë se e meriton çmimin 'Puskas'

Në Argjentinë shënohet goli i vitit, klubi thotë se e meriton çmimin 'Puskas'

Ndërkombëtare
Dikur ishte shpresa e madhe e futbollit belg, sot ai ka fituar dy medalje olimpike në një sport tjetër dhe është futur në histori

Dikur ishte shpresa e madhe e futbollit belg, sot ai ka fituar dy medalje olimpike në një sport tjetër dhe është futur në histori

Ndërkombëtare
Britanisë së Madhe iu hoq medalja e argjendtë në triatlon pas shqyrtimit të pamjeve nga zyrtarët

Britanisë së Madhe iu hoq medalja e argjendtë në triatlon pas shqyrtimit të pamjeve nga zyrtarët

Sport
Po shkëlqen në përgatitjet parasezonale, Liverpooli refuzon ofertë zyrtare për yllin e skuadrës

Po shkëlqen në përgatitjet parasezonale, Liverpooli refuzon ofertë zyrtare për yllin e skuadrës

Premier League
Kalo në kategori