LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 28.12 për qind

Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 28.12 për qind

Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 14:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 28.12% , sipas KQZ.

Qytetarët e Himarës do të zgjedhin këtë të diel kryetarin e ri të Bashkisë, i cili do t’i drejtojë për tre vitet e ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se identifikimi i zgjedhësve bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit dhe deri tani nuk raportohen problematika.

“Prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë. Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika. Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika”, thekson KQZ.


Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar, Petro Gjikuria.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas afatit ligjor. Sipas të dhënave, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Himarë është 23.074./ abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë arrestohet një person i shumë kërkuar

Në Prishtinë arrestohet një person i shumë kërkuar

Kronika e Zezë
I tha kryetarit të partisë së tij

I tha kryetarit të partisë së tij "mos mashtro", kryetari i Istogut i reagon zv.ministrit Durmishi

Lajme
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Lajme
Incidenti në aeroportin e Shkupit, përplasje virtuale ndërmjet Pacollit dhe këshilltarit të presidentes Osmani

Incidenti në aeroportin e Shkupit, përplasje virtuale ndërmjet Pacollit dhe këshilltarit të presidentes Osmani

Lajme
Humb Klara nga Shkupi, nëna e saj kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Humb Klara nga Shkupi, nëna e saj kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Lajme
Gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës, deri  në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës, deri në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Lajme
Kalo në kategori