LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet faza çerekfinale – Franca, Egjipti, Maroku dhe Spanja avancojnë në gjysmëfinale

Mbyllet faza çerekfinale – Franca, Egjipti, Maroku dhe Spanja avancojnë në gjysmëfinale

Ka përfunduar faza çerekfinale në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ në futboll, aty ku tashmë janë mësuar edhe çiftet gjysmëfinaliste.

Maroku e siguroi e para fazën gjysmëfinale pas fitores së thellë që mori me rezultat 4-0 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas Marokut, fitore të lehtë mori edhe Spanja e cila mposhti Japoninë me rezultat 3-0 duke konfirmuar edhe një herë pse është ndër kombëtaret favorite për të fituar medaljen.


Kualifikimin tutje e siguroi edhe kombëtarja e Egjiptit e cila triumfoi në penallti ndaj Paraguait me rezultat 5-4 pasi ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Dy kombëtaret që nga shumëkush janë llogaritur si më të mirat në Lojërat Olimpike, Franca dhe Argjentina, u përballën në fazën çerekfinale.

Fituese në këtë takim doli Franca që arriti ta sigurojë kualifikimin me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Jean-Philippe Mateta.

Ndeshjet gjysmëfinaliste do të zhvillohen më datë 5 gusht ndërsa çiftet gjysmëfinaliste janë: Franca-Egjipti dhe Maroku-Spanja.

Finalja e madhe do të zhvillohet më datë 9 gusht, ndërsa dueli për medaljen e bronztë do të luhet një ditë më herët, pra më 8 gusht./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Premier League
Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Premier League

"Prova shkencore" - Komiteti Olimpik detyrohet të reagojë në lidhje me polemikat për Imane Khelif

Boks
Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Premier League
Situata e medaljeve pas ditës së tetë në Paris 2024 –  Kina lider, Franca në ndjekje

Situata e medaljeve pas ditës së tetë në Paris 2024 – Kina lider, Franca në ndjekje

Sport
Kalo në kategori