Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e fundit të mandatit të tij ka vizituar muralin artistik në qendër të Prizrenit, të realizuar me mbështetjen e kësaj zyreje.
Me këtë rast, ai ka takuar artistët, të cilët ia kanë shpjeguar konceptin e intervenimit në mural, sikurse edhe autoritetet komunale.
Ambasadori Szunyog ka theksuar se vepra murale e krijuar në një zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore të Prizrenit, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së për përmirësimin e hapësirave urbane përmes intervenimeve artistike, raporton Telegrafi.
“Vjet kemi financuar një mural në Prishtinë. Dhe tani e kemi edhe një në Prizren. Jam i lumtur që artistët lokalë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë zbukuruar këtë pjesë të qendrës së qytetit. Gjithashtu jam i lumtur që kanë integruar motivet lokale dhe ngjyrat në këtë mural. Jam i lumtur që mund ta shfrytëzojmë mbështetjen tonë për të paraqitur ide evropiane edhe në Prizren dhe që mund të kontribuojmë në zbukurimin e këtij qyteti multietnik e multikulturor”, ka thënë ai.
Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet forca e artit për të promovuar qytetin e vjetër, dhe se në këtë drejtim kontribut do të ofrojë edhe pushteti lokal.
“Në këtë rast po shihet se është bërë një punë e mirë. Duhet t’i falënderojmë donatorët, por edhe artistët që e kanë realizuar këtë vepër sepse e kanë zbukuruar këtë pjesë. Të gjitha këto vepra mbesin në Prizren dhe tërheqin më shumë vizitorë, gjë që kontribuon në zhvillimin ekonomik lokal”, ka deklaruar Totaj.
Ndërkaq piktori Hasan Thaqi ka pohuar se murali është punuar në bashkëpunim me artistët Arbnor Morinën dhe Gentiana Belallarin për një muaj e gjysmë, raporton Telegrafi.
“Kjo pjesë e Kejit ka pas nevojë urgjente për mural. Kemi realizuar takime, janë diskutuar temat, dhe kemi ardhur në përfundim për realizimin e kësaj ideje. Dimensioni i këtij murali është 42 metra me 1.80 metra lartësi”, ka thënë Thaqi.
Sipas tij në këtë kompozicion mund të vërehet skulptura antike, meqë Prizreni është qytet antik me trashëgimi të pasur kulturore, ku me fokusi të veçantë është trajtuar skulptura e Vrapueses së Prizrenit, të tjetërsuar në kohën moderne. Ai ka shtuar se ka edhe portret urban, por edhe zambak, që janë elemente që tregojnë se Prizreni është multikulturor dhe ka bashkëjetesë në harmoni.
Përzgjedhja e kësaj teme, e cila përshkruan historinë e pasur të qytetit, ka ardhur si rezultat i një procesi të konsultimit publik me përfshirjen e institucioneve lokale të trashëgimisë kulturore, Komunës së Prizrenit, shoqërisë civile, artistëve dhe gazetarëve, në bashkëpunim me OJQ-në lokale EC Ma Ndryshe, e cila është e specializuar për projekte kulturore dhe të trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje