LAJMI I FUNDIT:

“Plumbi i Artë 2″ – GJKKO lë në fuqi masën “arrest në shtëpi”, përlotet ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetau

“Plumbi i Artë 2″ – GJKKO lë në fuqi masën “arrest në shtëpi”, përlotet ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetau

Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për të arrestuarit gjatë operacionit “Plumbi i Artë 2”.

Top Channel raporton se në ambientet e GJKKO u paraqit ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetau për verifikimin e zbatimit të masës se sigurisë “arrest ne shtëpi”. Ndaj saj u konfirmua masa, ndërsa mësohet se është përlotur gjatë seancës.

Ish gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ka gjykuar grupet kriminale në Elbasan përfundoi nën arrest shtëpiak për dy vepra penale.


Aksioni “Pumbi i Artë 2” ku u përfshinë dhjetëra forca policie është episodi i dytë i “Plumbit të Artë”, hapur dy vjet më parë dhe që me dëshminë e Nuredin Dumanit u kthye në një nga çelësat për të hapur kutitë e krimit.

Përgjimet dhe komunikimet që i përkasin 2020 në Sky ECC bindën prokurorët e posaçëm se duhet të kërkojnë 33 masa sigurimi personal. Midis tyre personazhe të botës së krimit që vazhdojnë të jenë në kërkim si edhe zyrtarë aktualë apo ish zyrtarë policie.

Rrëfimet e të penduarve sot për sot po konkurrohen nga mijëra biseda ne aplikacione si edhe ky i “Plumbit të Artë 2” , duke zbuluar emra bashkëpunëtorësh të tjerë për 6 vrasje.

Si të zbardhura deklarohen krimi i trefishtë në Bradashesh, vrasja e Andi Zylyfit, vrasja e Klevi Brahos dhe vrasja e Klevis Kapllanit.

Në listën e gjatë të të kërkuarve rikthehen Talo Çela, Hajdar Çopja dhe vëllezërit, ndërsa ka masa edhe për Elio Bitrin, si dhe dy oficerë policie, Martin Musaj ish zyrtar i burgjeve që dyshohet se u implikua edhe në sigurimin e mjeteve për të vrarë.

Edhe shefi i krimeve të Durrësit Agustin Cinari dyshohet se shpërdoroi detyrën duke u bërë palë me anëtarët e organizatës kriminale. Ai dyshohet se dha informacion.

Në komunikimet mes të dyshuarve tregohet roli i secilit, ndërsa më herët janë prerë 18 masa sigurimi për “Plumbin e artë 1”, midis tyre edhe për shtetas që aktualisht jetojnë në Dubai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori