LAJMI I FUNDIT:

E moshuara mbeti e bllokuar në lumin Fan, Policia e Shtetit i doli në ndihmë

E moshuara mbeti e bllokuar në lumin Fan, Policia e Shtetit i doli në ndihmë

Policia e Shtetit ka njoftuar se një e moshuar kishte mbetur e bllokuar në lumin Fan, i cili kishte dalë nga shtrati për shkak të punimeve për hapjen e digës së një hidrocentrali.

Policia në një postim në Facebook thotë se në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Njësia Tiranë i shkuan qytetares në ndihmë dhe e njëjtë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Raporti i plotë i Policisë së Shtetit:


Mirditë

Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Njësia Tiranë, i shkuan në ndihmë një shtetaseje të moshuar nga fshati Rrosfik, që kishte mbetur e bllokuar në lumin Fan, i cili kishte dalë nga shtrati për shkak të punimeve për hapjen e digës së një hidrocentrali.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur nxjerrjen e së moshuarës nga vendi ku ishte bllokuar dhe dërgimin e saj në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

E moshuara ka falënderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën e dhënë. /Telegrafi/