LAJMI I FUNDIT:

Tentuan t’ia inskenojnë ikjen drejt Shqipërisë që ta vrasin më pas, Koci rrëfen si u organizua ngjarja nga shqiptarët e UDB-së

Tentuan t’ia inskenojnë ikjen drejt Shqipërisë që ta vrasin më pas, Koci rrëfen si u organizua ngjarja nga shqiptarët e UDB-së

Ish i burgosuri politik, Gani Koci ka zbuluar përpjekjet e UDB-së jugosllave për të inskenuar arratisjen dhe vrasjen e tij në vitin 1981. Ai ka përshkruar se si shqiptarët e përfshirë në UDB e kishin marrë në një veturë dhe e kishin dërguar afër kufirit me Shqipërinë…

Gjykimin e kishte më 27 gusht të vitit 1981, por disa më herët UDB-a jugosllave tentoi t’ia inskenojë Kocit ikjen e tij drejt Shqipërisë, që më pas ta vrasë kinse për arratisje.

Koci tregon se si shqiptarët që ishin pjesë e UDB-së famëkeqe, Asllan Sllamniku, Lutfi Ajazi, pos të ishin regjisorë filmi, inskenuan planin për vrasjen e tij. Plan që iu dështoi falë rezistencës së Kocit.


“Para gjykimit vijnë kah ora 9 e mbrëmjes, më marrin dhe më shtinë brenda një veture. Në atë veturë Asllan Sllamniku, Ramqi dhe Lutfi Ajazi dhe nuk e dijsha se ku po më çojnë… pak pa shku te rrethi i spitalit… aty doli një qenë përpara kerrit ku edhe frenoj shoferi, Asllan Sllamniku tha qëky qen shpëtoj, po nuk e di qëky tjetri mbrapa a do me na shpëtu sonte a jo. Për mua e kishte fjalën. Dhe mua më shkoj mendja se ku po me çojnë, për çfarë ekzekutimi…, por gjithashtu më shkoj mendja edhe për detektorin e rrenëve… e mbaj mend tabelen Suharekë që shkruante”, tha Koci në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Koci ka treguar se si Asllan Sllamniku në dalje të Suharekës kishte zbritur nga vetura dhe përmes radiolidhjes kishte komunikuar me policinë.

“Gani Koci ka ikur nga burgu dhe po tenton me kalu kufirin dhe duhet me u mobilizu”, citon Koci famëkeqin Sllamniku.

Sipas Kocit, e dërguan diku afër kufirit me Shqipërinë dhe i kërkuan që të dalë nga vetura e të ikë drejt kufirit shqiptar.

“E lëshuan asfaltin, hynë në njëfarë rruge si rrafshnaltë, natë, aq mujsha me përceptu edhe më thanë fol a ki çka me thanë? Unë ju thashë s’kam çka flas kurgjo. Më thanë dil prej veture, u thashë s’dal. S’dal prej veture, dhe filluan me shkelma, me shtyjshin me dal, unë rezistojsha. Me të shti në veturë, të shtin lehtë, por me të nxjerr është shumë vështirë. Më thanë dil prej veture se këtu është kufiri me Shqipërinë dhe nëse i shpëton plumbave tonë dhe të kufitarëve thanë s’ki me i shpëtu ujqve dhe arushave këndej”.

Teksa ishte duke rezistuar që të mos dalë nga vetura, Koci goditet me dorezën e revolverit, aty humb ndjenjat e nuk kthjellet deri në Komoran të Drenasit.

Koci kujton se është kthyer në burgun e Prishtinës rreth orës 5 ose 6 të mëngjesit.

E po atë ditë, disa orë më vonë nën shoqërimin e inspektorit Faik Nura, ia kishin sjellë psikiatrin Skender Bonjakun.

Sipas Kocit, Boshnjaku gjatë ekzaminimit i kishte thënë Faik Nurës se “Ganiu po simulon”.

“Grahni se e ban hala (vazhdoni me torturat)”, iu kishte Boshnjaku – siç citon Koci – UDB-ashëve shqiptarë që po e torturonin që disa muaj.

“Sot e atë ditë ky njeri më ngjall më shumë neveri, ky për shkak të profesionit të tij se sa këta (UDB-ashat)”, ka thënë Koci në “Debat Plus”, teksa shton se njerëzit nuk janë në dijeni për të bëmat e Skender Boshnjkaut ndaj shqiptarëve gjatë regjimit jugosllav.

Koci tregon se me të nuk është takuar pas burgut, por se vetëm e ka parë nga distancë.

“Ne s’jemi njerëz që hakmerremi dhe s’kemi dashtë me u hakmarrë, as sot”, ka shtuar Koci, teksa ka kërkuar që njerëzit që ishin pjesë e sistemit jugosllav dhe keqtrajtuan shqiptarët duhet të verifikohen nëse pretendojnë pozita në institucionet shtetërore e publike të Kosovës. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori