Komuna e Podujevës kufizon konkurrencën e lirë dhe të barabartë në tenderin 3.4 milionësh, reagon INPO duke ftuar KRPP-në dhe Prokurorin e Shtetit të veprojnë
Organizata INPO ka reaguar kundër shkeljeve ligjore të Komunës së Podujevës në tenderin për “Ndërtimin i kanalizimit nga fshati Lluzhan-Lupç, GërdofcLluzhan, Majac-Lupç dhe Sfeqël-Lluga (Kolektori)” dhe vlerë të parashikuar 3,413,499.97 euro.
INPO po kërkon nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik që të mbajë përgjegjës sipas ligjit zyrtarin përgjegjës të prokurimit, si dhe fton Prokurorin e Shtetit që të hetoj këtë tender, transmeton Telegrafi.
Sipas një njoftimi nga INPO, pas analizës së dokumenteve të tenderit është gjetur një varg shkeljesh serioze të ligjit dhe rregullave të prokurimit, si në vijim:
1. Vlera e parashikuar e kontratës është në kundërshtim me planifikimin e prokurimit për këtë tender, si dhe në kundërshtim me Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2024. Në planifikimin e prokurimit kjo kontratë ishte planifikuar të tenderohej në vlerë prej 700 mijë euro, ndërkaq është publikuar në vlerë prej afro 3.5 milion euro, apo rreth 1 milion euro më shumë se sa shuma e aprovuar për tri vite fiskale në Ligjin për Ndarjet Buxhetore.
2. Komuna ka shkurtuar afatin për pranimin e ofertave nga së paku dyzet (40) ditë sa është minimumi i lejuar i afatit ligjor për kontrata të vlerës së madhe, në njëzet (20) ditë pa asnjë lloj justifikimi të qëndrueshëm.
3. Për këtë aktivitet të prokurimit janë vendosur kërkesa shumë të larta, jo proporcionale, jo relevante, diskriminuese dhe favorizuese sa i përket kapaciteteve teknike dhe profesionale që duhet të përmbushë operatori ekonomikë siç janë:
(i) “Në rast të formimit të grupit udhëheqësi i grupit duhet të ketë së paku 71% të shumës së kërkuar në punë të ngjashme të realizuara në 3 vitet e fundit”
(ii) “3 anëtarë të stafit të kenë nga 8 vite përvojë pune: a.Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë ose master (drejtimi hidro), b. Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë drejtimi konstruktiv, d.Master i ekologjisë drejtimi mbrojtje e mjedisit)”.
(iii) 1 (një) Lead Auditor i certifikuar sipas standardit ISO 9001 2015, ISO 45001 2018,të jetë i certifikuar nga MPMS si ekspert i sigurisë dhe shëndetit në punë”.
(iv) “Operatori Ekonomik ( lideri i grupit ) duhet të ofrojë dëshmi se ka staf të mjaftueshëm teknik për realizmin e këtij projekti, minimumi 25 punëtorë teknik të certifikuar nga aspekti i sigurisë dhe shëndetit në punë”.
(v) “Certifikatat ISO 45001-2018 Sistemi për menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë të cilat duhet ti posedoj OE fitues”.
Gjithashtu në një komunikatë nga INPO thuhet se ka pasur një komunikim të brendshëm me komunën e Podujevës ku është kërkuar rishikimi gjetjeve, pasi që Zyrtari përgjegjës i prokurimit (ZPP) përmes një shkrese zyrtare ka deklaruar se tenderimi është lejuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).
“Zyrtari përgjegjës i prokurimit (ZPP) përmes një shkrese zyrtare ka deklaruar se shkurtimin e afateve ligjore për tenderim e ka lejuar Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) dhe se ky tender është Ri-tenderim. INPO ka gjetur se ky tender nuk është i ri-tenderuar dhe fton KRPP-në që të deklarohet se kush nga zyrtarët e saj ka tejkaluar kompetencat dhe mandatin e KRPP-së duke lejuar shkurtimin e afateve ligjore për ofertim në kundërshtim me ligjin”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, INPO fton KRPP-në që të sqaroj publikisht se kush nga zyrtarët e saj ka lejuar shkurtimin e afateve për tenderim përtej kompetencave ligjore, dhe po ashtu e fton që të mbajë përgjegjës ZPP-në e Komunës së Podujevës për të gjitha shkeljet ligjore në këtë tender sipas autorizimeve që ua ka dhënë ligji për prokurim publik dhe fton Prokurorin e Shtetit që të hetoj këtë rast të prokurimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj