Ish-drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, tha se ka pasur presion të madh politik për shkarkimin e tij.
Ahmetxhekaj tha se presioni kishte nisur nga vetë kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Asistentja ime më ka njoftuar se kemi pasur një kërkesë për një takim me kryeministrin e Kosovës në zyrë, me datën 3 dhjetor 2023. Ka qenë ditë e diel. Me kryeministrin Kurti nuk është që jemi njohur personalisht, jemi njohur në intervista me media të huaja, por që nga zgjedhja asnjëherë nuk kemi pasur kontakt dhe mendoj se për herë të parë një Drejtor i Përgjithshëm nuk ka pasur kontakte direkt me kryeministrat”, tha Ahmetxhekaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Ahmetxhekaj tha se ftesës për takim me kryeministrin i ishte përgjigjur pozitivisht duke besuar se në takim do të diskutohej për mundësinë e rritjes së buxhetit të RTK-së, por në fakt Kurti kishte kërkuar ndryshim në menaxhmentin e televizionit publik, e me këtë kishte nënkuptuar largimin e Ahmetxhekajt nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
“Unë kisha bindjen se ka ardhur momenti që RTK-së t’i jepet buxhet shtesë dhe kam thënë që fatkeqësisht RTK-ja aktualisht e ka buxhetin nga Qeveria edhe pse do të duhej kjo të buronte nga Kuvendi i Kosovës, bindja ime ishte që në këtë takim po ftohesha për ta elaboruar më shumë planin se pse RTK-ja duhet të ketë buxhet shtesë. Kurti e pranonte se në RTK ka ndryshim, por mendonte se duhet të ketë ndryshim shumë më të thellë. I elaboroi ndryshimet. Ishte i njoftuar me reformën që e kisha prezantuar në bord dhe në një moment të caktuar Kurti tha se ka ardhur koha për ndryshim të ri në menaxhment, sepse sipas tij kishte ardhur momenti për një hov të ri të zhvillimit të RTK-së dhe në njëfarë forme më tha që ndoshta do të isha i mirë për përfaqësim të Kosovës kudoqoftë, e përmendi si opsion”, tha Ahmetxhekaj.
Tutje ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, tha se një ditë pas takimit me kryeministrin Kurti ishte ftuar në takim nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili donte të sigurohej se Ahmetxhekaj e kishte kuptuar mesazhin e shefit të ekzekutivit.
“Diskutuam për takimin e një dite më parë se çfarë kemi kuptuar, konkretisht çfarë do të më bënte të jepja dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm, sepse është një vullnet i përgjithshëm që të ndryshohet menaxhmenti i RTK-së, të ketë drejtorë të rinj dhe që RTK-ja të përparoj tutje me këdo”, tha Ahmetxhekaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova