LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti takon ambasadorin Meidani: Shqiptarët po përbuzen, nevojitet platformë për legjitimitet

Ahmeti takon ambasadorin Meidani: Shqiptarët po përbuzen, nevojitet platformë për legjitimitet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e veriut, Denion Meidani.

Kryetari Ahmeti përgëzoi ambasadorin Meidani për detyrën e re dhe e siguroi që marrëdhëniet vëllazërore midis tij dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në vend do të vijojë si gjithmonë.

Ahmeti njoftoi Ambasadorin Meidani për situatën aktuale politike në vend dhe pasojat që mund të sjell vendimi për të suspenduar dhe mosrespektuar vullnetin e popullit shqiptar të shprehur në zgjedhje demokratike më 8 maj.


“Marrëveshja e Ohrit po cënohet edhe nga vazalët e ditëve të sotme që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër duka na kthyer pas dhe duke rrënuar të arriturat në aspekt të barazisë në vend.

Lideri Ahmeti njoftoi Ambasadorin Mediani për angazhimin e z. Paul Williams dhe ekipit të tij të ekspertëve për hartimin e platformës së legjitimitetit dhe moslejimin e nëpërkëmbjes së vullnetit të shqiptarëve.

Gjithashtu u fol për korridorin 8 dhe u dakorduan që është projekti më i rëndësishëm infrastrukturor historik midis dy vendeve dhe do të vijojë së ndërtuari.

Porti i thatë në Strugë, kontrolli i përbashkët i kufirit, ndërtimi i hekurudhës Kërçovë – Durrës, korridori 8, me doemos të vazhdojnë dhe të realizohen në përpikmëri”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Lajme
Nuk mori pjesë në takimin me presidenten Osmani, nga Zyra e kryeministrit: Kurti në drekë me ambasadorët, do të duhej të pranohej Konjufca

Nuk mori pjesë në takimin me presidenten Osmani, nga Zyra e kryeministrit: Kurti në drekë me ambasadorët, do të duhej të pranohej Konjufca

Lajme
Sveçla nga Shkupi: Nuk do të lejojmë që kërkesat e vendeve të treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve

Sveçla nga Shkupi: Nuk do të lejojmë që kërkesat e vendeve të treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve

Politikë
Filkov kërkon nga Kosova ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviçit

Filkov kërkon nga Kosova ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviçit

Politikë
Musliu: Putin, Vuçiq dhe Maduro - boshti i diktaturës dhe pasojat e saj për Venezuelën dhe Ballkanin

Musliu: Putin, Vuçiq dhe Maduro - boshti i diktaturës dhe pasojat e saj për Venezuelën dhe Ballkanin

Lajme
Shqipëria shënon rritjen më të madhe në Evropë teksa trafiku i aeroporteve kthehet në nivelet e para-COVID

Shqipëria shënon rritjen më të madhe në Evropë teksa trafiku i aeroporteve kthehet në nivelet e para-COVID

Lajme
Kalo në kategori