LAJMI I FUNDIT:

Pas tetë vitesh, aktorja e famshme turke po bëhet nënë për herë të parë

Pas tetë vitesh, aktorja e famshme turke po bëhet nënë për herë të parë
Foto: Screenshot/Instagram

Neslihan Atagul, e cila prej shumë vitesh është e martuar me kolegun e saj, aktorin Kadir Dogulu, ka bërë të ditur se është shtatzënë.

Çifti, të cilët u njohën në serialin “Fatih Harbiye” dhe nisën një lidhje dashurie, u martuan në vitin 2016 me një dasmë madhështore.

Dyshja kanë qenë më të rezervuar sa i përket jetës private dhe e kanë mbajtur gjithnjë larg syrit të publikut.


Aktorja bukuroshe, e cila prej pak kohësh është në lajme me thashethemet për shtatzëninë, ka shpërndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram duke i mbajtur barkun.

Të gjitha lajmet nga Neslihan Atagul
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Neslihan Atagul

Ajo shtoi: “Këtë ‘lumturi’ donim ta mbanim private edhe për pak, kjo ishte e drejta jonë”.

“Shkurt, jemi të lumtur dhe mirë”, theksoi mes të tjerash ylli i famshëm turk.

Ajo e ka etiketuar bashkëshortin në postim dhe nuk u ka lënë hapësirë ndjekësve që të komentojnë.

Dogulu në anën tjetër nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë lajm të lumtur për ta.

Nihan për publikun shqiptar njihet për paraqitjen e saj në serialin “Kara Sevda” përkrah Burak Ozcivit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kaderi njofton se është ndarë përfundimisht nga Lumbardhi: Kam pasur shumë vështirësi, vetëm jam lënduar në atë lidhje

Kaderi njofton se është ndarë përfundimisht nga Lumbardhi: Kam pasur shumë vështirësi, vetëm jam lënduar në atë lidhje

Magazina

"Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva - për mua të gjitha janë Shqipëria ime", Bebe Rexha shkakton reagime me deklaratën e saj në Dibër

Magazina
BBC: Festivali i Dua Lipës synon të ndryshojë imazhin e Kosovës

BBC: Festivali i Dua Lipës synon të ndryshojë imazhin e Kosovës

Magazina
U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal

U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal

Magazina
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë pushimet vetëm në Mallorca

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë pushimet vetëm në Mallorca

Magazina
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa bëhet baba për herë të parë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa bëhet baba për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori