LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 18° cloudy

Në një epokë digjitale – Artida Jakupi nga Gjilani artiste e talentuar në artin kaligrafik

Në një epokë digjitale – Artida Jakupi nga Gjilani artiste e talentuar në artin kaligrafik

Në një epokë digjitale, Artida Jakupi nga Gjilani, një artiste e talentuar ka zgjedhur t’i përkushtohet edhe artit kaligrafik.

Me një përkushtim të veçantë për bukurinë e shkrimit të dorës, Artida e ka kthyer kaligrafinë në një formë të fuqishme të vetë-shprehjes dhe krijimtarisë.

Artida rrëfen për Telegrafin pasionin e saj, derisa ajo thotë se është rritur me frymën e artit.


“Unë jam rritur me frymën e artit sepse babai im është piktor dhe ai është marrë me kaligrafi prej viteve të 80-ta. Kaligrafinë, për herë të parë e kam parë në fletore të babait dhe më ka pëlqyer shumë”, ka thënë ajo.

Ajo thekson se pasionin ndaj kaligrafisë nuk e ka ushtruar, por edhe bukurshkrimi i saj që nga fëmijëria e ka ndihmuar shumë në këtë drejtim.

“Isha e dalluar në bukurshkrim, derisa edhe mësuesja më ka vlerësuar shumë edhe nëpër klasë të tjera”, ka theksuar ajo.

Për të shkruar kaligrafinë, Artida thotë se duhen mjete të veçanta, të cilat ajo i posedon.

“Për të shkruar në kaligrafi, duhen mjete të veçanta. Kam një kaligraf me maje 1.9 milimetra, të cilin e përdori në shumicën e punimeve të mia. Por, gjithsesi kjo gjithmonë varet prej fontit të punimeve. Ka raste kur duhet të shkruaj me font më të hollë dhe si rrjedhojë duhet ta përdori laps tjetër”, ka thënë Artida.

Artida thotë se në Kosovë nuk ka kurse apo shkolla për të ushtruar këtë profesion, përveç që në shkolla të arteve është lënda tipografia, që në kuadër të kësaj hynë kaligrafia.

Ajo përfundon se aktualisht për shkak të angazhimeve ditore, nuk e ka menduar të hap ndonjë kurs për të rinjtë që dëshirojnë ta ushtrojnë këtë profesion, por që në të ardhmen, do të mbetet ide e hapur për të. /Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

Ekonomi
Kalo në kategori