LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, Balluku: Do t’i shërbejë të gjithë rajonit

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, Balluku: Do t’i shërbejë të gjithë rajonit

Hapet sot gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shpreh se porti i ri do t’i shërbejë të gjithë rajonit.

“Një vit i veçantë për infrastrukturën. Viti që do të vijë do të jetë akoma më i rëndësishëm, para se të mbarojë 2024, do të dorëzojmë dhe projektin e aeroportit të Vlorës, Unaza e Madhe e Tiranës, që do të lidhë të gjitha autostradat e vendit me kryeqytetin dhe Tuneli i Murrizit. 31 dhjetori 2024 do të jetë përmbushja e shumë ëndrrave”, tha Balluku.


Tutje, ajo u shpreh se hapja e garës është një nga momentet më të veçanta.

“E kemi quajtur porti i shqiptarëve, se do i shërbejë edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i lidhur nëpërmjet hekurudhës me Prishtinën dhe Strugën. Duket si një rrugë e lehtë dhe një rezultat që do të vijë shpejt, por sot këtu kurorëzohen katër vite punë intensive, nga një grup ekspertësh që arrijnë deri në 100. Janë mbi 420 mijë orë pune, një mal me analiza dhe studime, po t’i shtrinim këto letra A4 në bregdetin shqiptar, nuk do të mjaftonte. Ky interes na nderon dhe na ve në kushtet e një përgjegjësie të mëdha”./tch/