LAJMI I FUNDIT:

Moti në Shqipëri, temperaturat maksimale arrijnë deri 40 gradë Celsius

Moti në Shqipëri, temperaturat maksimale arrijnë deri 40 gradë Celsius
Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj jave, Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa pritet një tjetër valë të të nxehtit. Kjo situatë vjen përsëri si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.

Megjithatë ndryshe nga sa kaluam në javët e para të Korrikut kjo valë e të nxehtit vjen më e “zbutur” dhe zgjatë vetëm pak ditë me temperatura relativisht të larta. Në këtë mënyrë vetëm për ditën e Hënë dhe atë të Martë (duke mos përjashtuar këtu ditën e Premte) pritet që temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 gradë Celsius, ndërsa më pas për ditët e tjera temperaturat mbeten në vlera të larta por janë vlera që përfshihen në mesataren klimatike mujore për vendin tonë.

Nga sa kuptohet dhe më lartë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të gjitha ditët dhe orë të plota me diell.


Për të gjithë pushuesit pranë bregdetit (dhe jo vetëm) problematike për ditën e hënë dhe atë të martë do të jetë era e cila do të fryjë relativisht intensive (dhe lokalisht intensive) me drejtim nga kudrati i veriut dhe shpejtësi mesatare deri në 8-10 m/s. Megjithatë, nga dita e mërkurë dhe më pas intesiteti i erës bie me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor përsëri nga kuadrati i veriut./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Lajme
“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës

“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës

Lajme
Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona - konfiskon armë dhe municion

Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona - konfiskon armë dhe municion

Kronika e Zezë
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Lajme
Grubi-Ademi: Kallëzimi penal ndaj Kreshnik Bekteshit është përndjekje politike

Grubi-Ademi: Kallëzimi penal ndaj Kreshnik Bekteshit është përndjekje politike

Politikë
Kalo në kategori