LAJMI I FUNDIT:

Nën sloganin “Beteja vazhdon” do të shënohet 2 Gushti – Dita e Republikës

Nën sloganin “Beteja vazhdon” do të shënohet 2 Gushti – Dita e Republikës

Nën sloganin “Beteja vazhdon” këtë vit do të shënohet një nga festat më të mëdha kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2 Gushti – Dita e Republikës.  “Manifestimi qendror, si çdo vit, do të mbahet më 2 gusht në Krushevë, në vendin Gumenjë, në Meçkin Kamen. Në këtë ngjarje solemne fjalim do të ketë kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski. Ky manifestim përfaqëson moment të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e shtetit tonë ku do të nderohen heronjtë të cilët shkruan historinë tonë”, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova do ta vizitojë manastirin Shën Prohor Pçinski dhe do të mbajë fjalim në manifestimin me këtë rast në Pelincë. Fjalimi i saj, siç bëhet e ditur në kumtesë, do t’i kushtohet rëndësisë historike të kësaj feste dhe rëndësisë nga ruajtja e identitetit dhe traditave kombëtare.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të vendosë lule para përmendores së kryetarit të presidiumit të KAÇPM-së, Metodija Andonov Çento në sheshin “Maqedonia” dhe do të ketë fjalim të tij në manifestimin me këtë rast i cili do të mbahet nën ndërtesën e Kuvendit. Ky akt, siç bëhet e ditur në kumtesë, do të jetë simbol i respektit dhe kujtimit të të parëve tanë të cilët i vendosën themelet e shtetit tonë.


“Me sloganin ‘Beteja vazhdon’ duam ta transmetojmë porosinë se angazhimi për progres, liri dhe mirëqenie në shtetin tonë vazhdon, duke u mbështetur në themelet historike dhe luftës së të parëve tanë”, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë.

Këtë vit shënohet 121-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 80-vjetori i mbajtes së Asamblesë së Parë të KAÇPM-së.

Fillimin e kryengritjes së Ilindenit e shpallën kambanat në Krushevë në mesnatën përballë Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin dhe pas dy ditësh Nikolla Karevi shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetar i saj… Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë. Nën komandën e Bahtiar Pashës, një ushtri osmane filloi aksion për të rikthyer pushtetin në Krushevë. Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit shënuan fundin e Republikës së Krushevës.

Dyzet e një vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të  SHF të Jugosllavisë.  Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento.

Asambleja i miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore – Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklaratën për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Lajme
Këto janë ministritë e komunat me më së shumti shkelje, flasin nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Këto janë ministritë e komunat me më së shumti shkelje, flasin nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Lajme
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori