Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi që goditi një fushë futbolli në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se një raketë ra në zonën Majdal Shams të territorit.
Shumica e viktimave besohet të jenë fëmijë dhe adoleshentë.
IDF fajësoi Hezbollahun për sulmin, por Mohamad Afif, kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, mohoi “ndonjë lidhje me incidentin në Izraelin verior dhe të gjitha akuzat për përfshirjen e grupit.
“Pak më parë kanë rënë sirenat në zonën e Majdal Shams. Një predhë u identifikua duke kaluar nga Libani në drejtim të zonës. Në zonë është identifikuar një goditje. U raportuan lëndime”, tha IDF, duke shtuar se “afërsisht 30 predha u identifikuan duke kaluar nga Libani në territorin izraelit”.
Një zëdhënës i Magen David Adom (MDA) tha se pesë persona janë në gjendje kritike dhe gjashtë në gjendje të rëndë, sipas raporteve fillestare.
Bëhet e ditur se kërkimet në zonë po vazhdojnë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, në vendngjarje është dërguar një ekip i madh i MDA-së. Mjekët e ndihmës mjekësore po trajtojnë viktimat që ata thonë se janë të moshës nga 10 deri në 20 vjeç.
Disa janë duke u trajtuar në vendngjarje dhe të tjerët janë transferuar në klinikat lokale.
Në vendngjarje janë dërguar edhe helikopterë evakuimi, ambulanca dhe mjete të kujdesit intensiv.
Siç raportohet, predhat janë lëshuar nga Libani Jugor në Lartësitë e Golanit të aneksuara nga Izraeli më 9 korrik të vitit 2024, mes përleshjeve të vazhdueshme ndërkufitare midis trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut.
Ndryshe, policia “po siguron zonën dhe po kërkon mbetje shtesë për të eliminuar çdo rrezik të mëtejshëm”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!