LAJMI I FUNDIT:

Art Sahiti e Lirim Bllaca, dy nga emrat më të shquar në artet marciale

Art Sahiti e Lirim Bllaca, dy nga emrat më të shquar në artet marciale

Dy nga figurat kryesore të komunitetit “Brazilian Jiu Jitsus”, Art Sahiti nga Gjilani dhe Lirim Bllaca nga Podujeva, po kulmojnë sukseset e tyre.

Në sportin më të ri në botë, i cili përfshinë teknikat e kapjeve dhe vetëmbrojtjeve, Sahiti dhe Bllaca kanë arritur të gradohen në brezin vjollcë, duke u bërë kështu dy nga emrat e vetëm në Kosovë që mbajnë këtë rang.

“Kemi punuar gjatë dhe jemi përkushtuar që sot ta arrijmë këtë sukses. Dje me datë 26.06.2024, unë dhe kolegu im, Lirim Bllaca, jemi graduar në brezin vjollcë”, ka thënë Sahiti për Telegrafin.


Sahiti këtë konsideron moment të rëndësishëm në karrierën e tij, sukses ky i cili sipas tij është arritur nën mbikëqyrjen e trajnerit të tyre.

“Ky moment i rëndësishëm është arritur nën mbikëqyrjen e trajnerit, Nikollë Domgjoni nga Amerika, dhe është rezultat i përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm dhe angazhimit në sportin Brazilian Jiu Jitsu”, ka thënë tutje ai.

Gjithashtu, një nga arritjet kryesore të Sahitit është gradimi i nxënësve të tij në brezin e kaltër.

“Dje kam graduar në brezi e kaltër nxënësit e mi, Enes Brestovci, Fatlind Hajrullahu dhe Betim Sherifin. Këta nxënës kanë përfunduar me sukses trajnimin intensiv, duke dëshmuar përkushtimin e tyre për zhvillimin e arteve marciale”, ka thënë Sahiti.

Tutje, Sahiti thekson se përvojat me këtë sport ai i ka filluar qysh kur ishte në akademinë ushtarake në Gjermani, vite më parë.

“Kam filluar përvojën me këtë sport qysh kur isha në akademinë ushtarake në Gjermani dhe kjo më ka sjell pasionin dhe njohuritë për të kontribuar në rritjen e cilësisë dhe përhapjen e këtij sporti në Kosovë”, ka theksuar ai.

Pasioni, përkushtimi e pastaj edhe disiplina nuk i munguan për të kapur majat e këtij sporti, duke hapur kështu organizatën joqeveritare, ku së bashku me kolegun e tij organizojnë aktivitete të ndryshme, gara dhe gjithashtu Sahiti dhe Bllaca në vazhdimësi mbajnë klasa me nxënës, në Gjilan dhe Prishtinë.

Ndryshe, Sahiti potencon se komuniteti i “Brazilian Jiu Jitsus”, në Kosovë, çdo ditë e më shumë po rritet.

“Komuniteti i Brazilian Jiu Jitsus në Kosovë çdo ditë e më shumë po rritet duke bërë të mundur edhe përfaqësimin dinjitoz të këtij sporti në arenën ndërkombëtare”, përfundon Sahiti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Kalo në kategori