LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 29° clearsky_day

Bizneset prodhuese kërkojnë funksionalizimin e Parkut të Biznesit, “Esnaf” nis anketimin e tyre

Bizneset prodhuese kërkojnë funksionalizimin e Parkut të Biznesit, “Esnaf” nis anketimin e tyre

Shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” në Prizren ka mbajtur një takim me bizneset prodhuese për të shqyrtuar kërkesat e tyre lidhur me vendosjen eventuale në Parkun e Biznesit. Përfaqësues të bizneseve të ndryshme kanë vlerësuar se funksionalizimi i këtij Parku është i vonuar dhe se autoritetet lokale e qendrore duhet ti përshpejtojnë veprimet në këtë drejtim me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik lokal në Prizren.

Kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani ka pohuar se interesi i Prizrenit është që ky park të funksionalizohet sa më shpejt ashtu që bizneset prodhuese të vendosen aty sa më parë, raporton Telegrafi.

“Çështja e Parkut të Biznesit është stërzgjatur qe shumë vite. Shumica këtu jeni prodhues dhe e dini mirë këtë punë, por ka diku 15 vjet që ka nisur diskutimi për Parkun. Besoj që tani është afruar funksionalizimi i tij dhe shpresoj të jemi në  prag të finalizimit”, ka thënë Xhejlani, duke sqaruar se dy javë më parë është mbajtur edhe takimi informues lidhur me riparcelizimin e zonës.


Sipas tij, në kontakt me autoritetet komunale është marrë informata se ata janë të interesuar për ta kryer këtë çështje deri në fund të vitit ose më së largu deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

“Ka një interesim të madh për Parkun e Biznesit nga anëtarët e Shoqatës “Esnaf”, bizneset tjera por edhe të huaja, por nuk kemi të dhëna konkrete, apo databazë. Pas takimit të fundit në Parkun e Biznesit, na lindi ideja për ta bërë një anketë për të mbledhur informata lidhur me kërkesat e bizneseve, se në cilat sektorë do të investojnë, sa hapësirë nevojiten, etj. Prandaj dhe do ta realizojmë një anketë me bizneset dhe rezultatet e kësaj ankete do ti publikojmë para mediave”, është shprehur Xhejlani.

Fatos Dida nga “Proton Cable” ka shprehur qëndrimin se “Parku i Biznesit” është një nevojë imediate për bizneset prodhuese dhe se realizimi tij ka zgjatur shumë.

“Me këtë tempo nuk e di se si do të zhvillohet Prizreni. Por shpresojmë ky të jetë hapi i parë, që pastaj të krijohen edhe zona tjera industriale. Ne si kompani kemi dërguar të dhënat se çfarë sipërfaqe na nevojitet dhe shpresojmë që të kemi llojllojshmëri të parcelave. Tani është koha që ta shtyjmë këtë proces dhe Parku i Biznesit të funksionalizohet”, ka thënë Dida.

Edhe pjesëmarrësit tjerë në diskutim kanë kërkuar shtimin e presionit te autoritetet përkatëse në mënyrë që Parku i Biznesit të funksionalizohet në afatin sa më të shkurtër kohor.  Gjatë këtij diskutimi, bizneset prodhuese prezente kanë theksuar se kanë nevojë për së paku 22 hektarë sipërfaqe për veprimtaritë e tyre. Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se kërkesat janë më të mëdha, meqë ka edhe shumë biznese tjera të interesuara për zhvillimin e veprimtarisë në Parkun e Biznesit, raporton Telegrafi.

Nënkryetari i Shoqatës “Esnaf”, Ömer Macun ka vlerësuar se mbledhja e të dhënave me anketimin e bizneseve do të jetë edhe një shtytje drejt funksionalizimit të këtij Parku.

“Deri tash kemi bërë biseda për interesimin e bizneseve për Parkun e Biznesit, por nuk ka pasur të dhëna konkrete apo databazë të prodhuesve. Me mbledhjen e këtyre të dhënave dhe prezantimin e tyre besoj i japim një shtytje për ta përfunduar këtë proces më shpejtë”, ka thënë ai.

Procesi i krijimit të Zonës Ekonomike në Prizren pati filluar para më shumë se një dekade dhe që nga ajo kohë Parku i Biznesit nuk është funksionalizuar, derisa Komuna përgjatë disa mandateve në këtë hapësirë ka investuar mjete të konsiderueshme financiare nga buxheti i saj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori