Lidhur me rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023, Prokuroria e Kosovës ka deklaruar se nuk pritet të ketë aktpadi para vjeshtës të këtij viti, ndërsa hetim paralel thuhet se po zhvillon edhe Prokuroria e lartë në Beograd. Prokuroria e lartë në Serbi ka thënë se EULEX-i nuk u ka dorëzuar raport lidhur me rastin e 24 shtatorit.
Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, thotë se hetimi për Banjskën nuk është kryer nga prokuroria serbe për shkak të komplikimeve të pritura.
“Nuk ekziston bashkëpunimin në mes organeve të ndjekjes dhe të tjerëve në mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetës do të duhej të ishte EULEX-i. Pasi që rasti nga faktori ndërkombëtar është definuar si krim i organizuar me elemente të terrorizmit, ky është në kompetencë të EULEX-it”, tha Janjiq.
Analisti serb tha për “Nova” se marrja e përgjegjësisë për sulmin nga ana e Milan Radoiçiqit është një taktikë e mbrojtjes që të fitohet në kohë…
“Nuk ka dyshim se bëhet fjalë që të mbrohen nga shteti i Serbisë, jo vetëm Radoiçiqi, sepse ai e ka pranuar përgjegjësinë, por të gjithë atyre 140 njerëzve që kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë. Pra është një risk i madh. Prandaj aty përdoren edhe mekanizmat, siç ishte rasti ‘Panda’, ku fshihen ekzekutuesit dhe krijohen kushtet për ikje nga përgjegjësia”, tha analisti serb, transmeton Telegrafi.
Lidhur me pasojat e sulmit terrorist në Banjskë, Janjiq thotë se menjëherë pas këtij rasti ka dalë me dy analiza në media, por dikush “në mënyrë miqësore” i ka thënë se është ngutur me deklarime.
“Ata që presin, fuqitë e mëdha e diplomatët kanë kohë të presin, por unë nuk mund të pres, sepse e ndjej nevojën ta zbulojë të vërtetën për vendin tim. Shtyrja nuk i konvenon Serbisë. Është gabim i madh i Serbisë që ka zgjedhur rrugën e shtyrjes së hetimit dhe duke sajuar kualifikime e rikualifikime të rastit”.
Ai tha se duhet të dihet se çfarë ka ndodhur në Banjskë, me kushtin që edhe kreu i shtetit e di se çfarë ka ndodhur atje.
“Aksione të tilla nuk mund të ndërmerren pa ndihmën asistimin e dikujt, sepse ato formacione paraushtarake janë stërvitur edhe në Rusi, edhe këtu edhe atje… Pra shteti [serb] në njëfarë mënyrë është aty, edhe BIA. Pasi ajo është aty, atëherë ata do të duhej të mbroheshin ndryshe… Kjo se si ata po mbrohen është reflektim i periudhës së Millosheviqit, siç ishte rasti ‘Panda’, kur dërguan dy paramilitarë nga Bosnja dhe i vrasin fëmijët serbë. Dhe ne he ne çfarë bëjmë, krijojmë mjegull …”.
Duke folur për rastin Banjska, ai thotë se ishte një aksion i mirë planifikuar, por që është zbuluar me kohë.
“Pjesëtarët e njësisë special britanike kanë qenë atje më herët [para ndodhjes së sulmit terrorist]… Ne e kemi parë momentin e tërheqjes [së terroristëve serbë], që është bërë në marrëveshje me KFOR-in. Shihen edhe filmimet e tërheqjes”, ka thënë Janjiq.
Ai thotë se “personat që kanë marrë pjesë në operacionin ushtarak apo paraushtarak në Banjskë, kanë qenë një strukturë e organizuar. Ata njerëz kanë qenë të përgatitur dhe nuk bëhet fjalë për amatorë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, do t’i shërbejë gjithë qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-24T231711.836-380x233.jpg)
Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, do t’i shërbejë gjithë qytetarëve
![MEPSO: Kemi pasur një ndërprerje të shkurtër të transmisionit, por kjo nuk është arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në bllokun 1 në TEC Manastir](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/MEPSO-380x233.png)
MEPSO: Kemi pasur një ndërprerje të shkurtër të transmisionit, por kjo nuk është arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në bllokun 1 në TEC Manastir
![Droja e komunave në veri: Më pak banorë, më pak buxhet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/32111131-380x233.jpg)
Droja e komunave në veri: Më pak banorë, më pak buxhet
![Trump ose Harris, Nesho: S’do të kenë qasje si përpara në raport me stabilitetin e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Capture-3-1-380x233.png)
Trump ose Harris, Nesho: S’do të kenë qasje si përpara në raport me stabilitetin e Kosovës
![Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/rrufe3-780x439-1-380x233.jpg)
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë
![Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/termet-380x233.jpg)
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike
![Bislimi: Kryeministri serb ia bëri të qartë BE-së se nuk ka Marrëveshje Bazike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/besnik-bislimi-1-380x233.jpg)
Bislimi: Kryeministri serb ia bëri të qartë BE-së se nuk ka Marrëveshje Bazike
![Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Spitali-i-pergjithshem-REZONANCA-2-foto-Ridvan-Slivova-2-380x233.jpg)
Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”
![Ndryshimet në Rregullore që i mundësuan Faton Hajrizit transferimin në Burgun e Smrekonicës nga ku u arratis](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Faton-Hajrizi-balline-750x430-1-380x233.png)
Ndryshimet në Rregullore që i mundësuan Faton Hajrizit transferimin në Burgun e Smrekonicës nga ku u arratis
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-24-221050-380x233.png)
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një
![Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/messi-3-380x233.png)
Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok
![Trump ose Harris, Nesho: S’do të kenë qasje si përpara në raport me stabilitetin e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Capture-3-1-380x233.png)
Trump ose Harris, Nesho: S’do të kenë qasje si përpara në raport me stabilitetin e Kosovës
![Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mascherano-380x233.png)
Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kamala-380x233.jpg)
"Kokosi, muzika dhe fushata virale", interneti i pushtuar me Kamala Harris - a do t'i sjellë kjo më shumë vota?
![Interesim i madh i qytetarëve për të blerë bileta për festivalin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ticket-380x233.jpg)
Interesim i madh i qytetarëve për të blerë bileta për festivalin "Sunny Hill 2024"