LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° partlycloudy_night

Spitali i Gjilanit përballet me mungesë të infermierëve dhe mjekëve, por ka përmirësime në furnizime – drejtori Emini flet për situatën

Spitali i Gjilanit përballet me mungesë të infermierëve dhe mjekëve, por ka përmirësime në furnizime – drejtori Emini flet për situatën

Shëndetësia në Gjilan përballet me sfida dhe përmirësime të vazhdueshme.

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore për qytetarët, derisa edhe drejtori i spitalit, Arsim Emini, ka konfirmuar për Telegrafin se janë duke u punuar të gjitha analizat të cilat janë të parapara.

“Momentalisht, janë duke u punuar të gjitha analizat të cilat janë të parapara për spitalin tonë sepse jemi të furnizuar mirë me reagensa”, ka thënë Emini.


Ai theksoi edhe mungesat me të cilat po përballet sistemi shëndetësor në rajonin e Gjilanit, duke thënë se janë dy çështje të cilat i kanë parashtruar në ShSKUK.

“Për mjetet të cilat na mungojnë, ne në fillim të vitit i kemi bërë kërkesat në ShSKUK të cilët sivjet menaxhojnë buxhetin e spitaleve të përgjithshme për pajisje mjekësore”, ka thënë ai.

Emini shtoi se kërkesat të cilat i kanë adresuar në ShSKUK në lidhje me mungesat në spitalin e Gjilanit, janë mungesa e infermierëve, mjekëve dhe stafit ndihmës, si dhe mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për të implementuar projektin për renovimin e objektit nr.1.

Spitali i Gjilanit shpall konkurs për disa pozita
Lexo po ashtu Spitali i Gjilanit shpall konkurs për disa pozita

“Janë dy kërkesa të cilat i kemi adresuar në ShSKUK në lidhje me mungesat tona, është mungesa e infermierëve, e mjekëve dhe stafit ndihmës, si dhe mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për të implementuar projektin tonë për renovimin e objektit nr 1., në bashkëpunim me LuxDev”, ka shtuar ai.

Emini ka theksuar se Agjencia e bashkëpunimit zhvillimor e qeverisë së Luksemburgut “LuxDev”, janë të gatshëm që të mbulojnë gjysmën e fondeve në projektin, vlera e të cilit kap shifrën prej 7 milionë eurove.

“Në të vërtet, LuxDev janë të gatshëm që të mbulojnë gjysmën e fondeve në projektin, vlera e të cilit kap shifrën prej 7 milionë eurove”, ka thënë Emini, duke theksuar se për pjesën tjetër po presin ndihmën e donatorëve të tjerë ose të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit para një muaji ka shpallur vende të lira pune në sektorin e shëndetësisë, duke ofruar mundësi të reja punësimi për profesionistët e fushës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mike Tyson dhe Jake Paul do të suspendohen nga boksi, pavarësisht epilogut të duelit

Mike Tyson dhe Jake Paul do të suspendohen nga boksi, pavarësisht epilogut të duelit

Boks
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Real Madridi po planifikon tri transferime të mëdha së bashku me emërimin e Xabi Alonsos

Real Madridi po planifikon tri transferime të mëdha së bashku me emërimin e Xabi Alonsos

La Liga
Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania

Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania

Scholz dhe Putin biseduan për herë të parë që nga viti 2022

Scholz dhe Putin biseduan për herë të parë që nga viti 2022

Evropa
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Lajme
Kalo në kategori