LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 20° clearsky_night

Nga një ëndërr në realitet, rrëfimi i 22-vjeçarit nga Kosova që punon asistent në University of Wisconsin- Madison në SHBA

Nga një ëndërr në realitet, rrëfimi i 22-vjeçarit nga Kosova që punon asistent në University of Wisconsin- Madison në SHBA

Në kohën kur Bujar Mehmeti ishte vetëm 20 vjeç i erdhi oferta t’i niste studimet e Doktoraturës për Fizikë Mjekësore në SHBA.

Ai aktualisht është në vitin e dytë të studimeve të Doktoratës në Fizikë Mjekësore në University of Wisconsin- Madison, e po ashtu asistent në Fakultetin e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik në UW-Madison, transmeton Telegrafi.

Sa përket rrugëtimit të tij, Mehmeti tregon se si i lindi dëshira për tu marrë me shkencat e natyrës, më saktësisht, fizikën.


“Që nga fëmijëria, kam menduar se si do të duket jeta ime në të ardhmen dhe se çfarë në të vërtetë dua të jem dhe se çfarë dua të arrijë. Këto mendime kanë sjellë tek unë profile të ndryshme ku e shihja veten në të ardhmen qoftë si astronaut, pilot, matematikan e kështu me radhë. Por, ajo që doli si rezultat i këtyre të fundit ishte se zgjodha të jem fizikan, e më konkretisht, fizikan i koncentruar në shkencat mjekësore”, tha ai.

Bujar Mehmeti

Ai për Telegrafin rrëfeu vështirësitë të cilat i ka hasur gjatë këtyre viteve, po ashtu se si ka arritur të përfitojë bursa të plota duke përfunduar kështu shkollimin pa telashe financiare.

“Si çdo rrugëtim tjetër, kohë mbas kohe ka pasur vështirësi të cilat janë shfaqur në nivele të ndryshme e nga burime të ndryshme, por fatmirësisht deri sot kemi arritur që të gjitha t’i tejkalojmë suksesshëm e shpresoj që edhe në të ardhmen të jetë ashtu. Si një i ri nga Kosova, pjesa financiare normalisht që luan një rol kyç në mundësinë e shkollimit dhe avancimit tutje. Gjatë këtij rrugëtimi akademik kam pasur gjithmonë mbështetjen e pa shkëputur të familjes që janë munduar të ofrojmë çdo mundësi për mua që unë të arrij t’i realizoj ëndrrat e mija.

Por, në anën tjetër gjithmonë jam munduar të bëj pothuajse të pamundurën që kurrë të mos krijoj një barrë financiare mbi familjen time, andaj shkollimin e mesëm e kam përfunduar me bursë të plotë nga vet MAC- u, fakultetin e kam përfunduar me bursë të plotë nga qeveria hungareze, e tani studimet e doktoratës i kryej falë punës në laboratorin të cilit i përkas dhe si asistent në Fakultetin e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik në UW-Madison, SHBA”, tha ai.

Si i erdhi oferta një 20 vjeçari për doktoraturë dhe si u bë asistent i një fakulteti kaq prestigjioz në SHBA?

Bujari tregon që profesori i cili e intervistoi si kandidat për doktoraturë i’a ofroi këtë pozitë për vetëm 2 orë bisedë.

“Ka qenë java e parë e shkurtit të vitit 2023 kur ka përfunduar pothuajse i tërë procesi i finalizimit të aplikimeve dhe marrjes së përgjigjeve primare nga universitetet në SHBA, kur edhe u njoftova nga University of Wisconsin-Madison dhe Stanford University se kam arritur fazën finale të tërë procesit, dhe krejt çka kishte mbetur ishte intervistat e mia me profesorët me të cilët mendoja të punoja bashkë e për të vendosur se me cilin do të vazhdoj tutje.

Ndodhi ashtu që u kontaktova fillimisht nga Prof. Dr. Guang-Hong Chen, Profesor i Fizikës Mjekësore, dhe Profesor i Radiologjisë-njëri nga emrat më të njohur në studimet e bëra rreth imazhërisë mjekësore me rreze X dhe Tomografisë të Kompjuterizuar (CT).

Më 2 shkurt pata një intervistë me të që zgjati pothuajse 2 orë dhe zakonisht pritet një periudhë kohorë që të përcillen ofertat ose jo, e deri më 15 prill të vendoset për to, por profesori vendosi që menjëherë në fund të intervistës të më ofroj pozitën e asistentit të tij në kërkime shkencore dhe t’i vazhdoj studimet e doktoratës.

Edhe pse kisha edhe mundësinë e Stanford University, por duke e parë namin akademik dhe pozitën që University of Wisconsin-Madison zë në spektrin akademik për fizikë mjekësore, nuk mu desh të mendohem shumë, dhe vendosa të anuloja intervistat e tjera dhe menjëherë pranova ofertën e Dr. Chen. Atë javë pasi nënshkrova edhe dokumentet si formalitet, zyrtarisht isha njëri prej kandidatëve më të ri që merr rrugëtimin e doktoratës qysh në moshën 20 vjeçare. Tani jam 22 vjeç dhe jam në vitin e dytë të studimeve dhe kërkimeve shkencore”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket mbështetjes nga shteti i Kosovës, ai thotë se përkrahja nga niveli qendror ishte zero.

“Gjatë periudhës sa isha në shkollë të mesme dhe në studimet bachelor, pavarësisht se kisha marrë pjesë në shumë gara e aktivitete, përkrahja kishte qene pothuajse zero nga niveli qendror, ndërsa nga niveli lokal, respektivisht Komuna e Lipjanit, kam pasur mbështetje, por kuptohet që si qeverisje lokale mundësitë ishin shumë të limituara. Së fundmi jam i lumtur që kam pasur mbështetje nga niveli qendror, respektivisht Ministria e Arsimit, nëpërmjet një përkrahjeje që ata e japin për studentët e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë. Shpresoj që përkrahjet e tilla për studentët shtohen edhe më shumë në vitet e ardhshme”, tha ai.

Veç këtyre, Mehmet aktualisht është duke u marrë me një hulumtim që ka të bëjë me disa imazheri mjekësore me rreze X.

“Në këtë nivel të studimeve pjesa më e rëndësishme nuk janë më ligjëratat, por janë kërkimi dhe hulumtimi shkencor prej ku synojmë të sjellim ide dhe inovacione të reja për të mirën e shkencës në mënyrë të përfitoj shoqëria. Për momentin jam duke punuar në disa projekte që ndërlidhen me imazheri mjekësore me rreze X si Photon Counting Detectors (PCD), Photon Counting CT (PCD- CT), Dual-Energy CT (DE-CT), local Noise Power Spectrum (localNPS) e të tjera. Shpresoj që tutje ky rrugëtim shkencorë do të nxjerrë edhe shumë e shumë rezultate të benefitshme sidomos për pacientët të cilët duhet t’i përdorin këto pajisje dhe të cilat e lehtësojmë diagnostikimin dhe shërimin e tyre, e po ashtu për specialistët mjekësorë të cilët i përdorin këto pajisje për të dhënë shërbime mjekësore sa më efikase e të sakta”, tha ai.

Mehmeti thotë se pavarësisht ku është dhe çfarë zgjedh, qëllimi i tij është që të ndihmojë Kosovën që të ecë përpara.

“Pavarësisht se ku jemi dhe çfarë rrugëtimi zgjedhim në jetë, gjithmonë qëllimi ynë do të jetë që të punojmë për të mirën e shoqërisë, e sidomos duke u munduar që kontributin tonë të e japim në forma të ndryshme direkt në Kosovë. Kjo do të jetë besoj një formë e përkryer që përveç që ndihmon Kosovën të përparoj në fusha të ndryshme, në të njëjtën kohë na jep mundësisë edhe neve si qytetar të saj që të paguajmë borxhin që kemi ndaj atdheut duke ndihmuar në përparimin akademik, teknologjik e shkencor të shtetit…”, tha ai.

Bujar Mehmeti

Ndryshe, Bujar Mehmeti ishte edhe pjesë e Bordit Ekzekutiv të ‘Astronomi Outreach of Kosovo’ të cilët së fundmi sollën projektin e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Republikës së Kosovës, që u hap më 19 qershor të këtij viti në Rashincë të Komunës së Shtimes. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

La Liga
Ermal Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Sparta Pragës - sulmuesi tundi rrjetën pas disa lëvizjeve të bukura

Ermal Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Sparta Pragës - sulmuesi tundi rrjetën pas disa lëvizjeve të bukura

Ligat tjera
Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Lajme
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
Kalo në kategori