Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Disa orë pasi Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale në ShBA dhe mbështeti zëvendëspresidenten Kamala Harris, në mediat sociale dolën pretendimet e pabaza se meqenëse asnjëri prej prindërve të saj nuk ishte shtetas amerikan kur ajo lindi, ajo nuk ka të drejtë të kandidojë për presidente. Ky thjesht është diskursi i fundit që mbushi internetin në lidhje me zgjedhjet.
Në fillim të këtij muaji, tentativa për vrasjen e Donald Trumpit në një tubim ishte, sipas disa prej mbështetësve të tij më të vrazhdë në internet, ashiqare pjesë e komplotit të fshehtë për ta eliminuar sipas urdhrave të forcave në hije të cilat kontrollojnë shtetin, nga lëvizja protestuese Antifa, madje edhe nga vetë Bideni. Megjithatë, për disa prej kundërshtarëve të tij ishte operacion “mashtrimi” i organizuar nga Trumpi për t’ia dhënë atij shtytjen në sondazhe dhe mundësinë për heroizëm në imazhet fotografike.
Në platformat e mediave sociale kanë shpërthyer teoritë e konspiracionit rreth zgjedhjeve, duke përfshirë këtu X-in, TikTok-un dhe Facebook-un e Meta-s, duke nxitur tensione në internet në kohën e rënies së besimit te qeveritë, te institucionet dhe demokracia. Të dhënat nga Qendra Kundër Urrejtjes Dixhitale tregojnë se brenda tre ditëve nga të shtënat, teoritë kryesore ishin parë më shumë se 215 milionë herë në X.
Ekspertët thonë se mund të pritet një vërshim i supozimeve në ankthin pas ngjarjes së papritur. Sipas Karen Douglasit, profesoreshë e Psikologjisë Sociale në Universitetin e Kentit, hulumtimi sugjeron se tërhiqemi te teoritë e konspiracionit kur ngacmohen një ose më shumë nevoja tona themelore – siç është nevoja për të ditur të vërtetën. Mashtruesit e internetit pastaj i ndezin flakët.
Në prag të zgjedhjeve të vitit 2020, dominoi teoria e vetme konspirative, QAnon, ku pasuesit ishin të bindur se “kontrolluesit e shtetit” të cilët adhurojnë Satanën, të cilët janë pedofilë dhe aleatë të demokratëve, mbikëqyrin levat e pushtetit global. Narracioni u ushqye nga [përdoruesi anonim i cili fillimisht postonte në 4chan] “Q” i cili premtoi se Trumpi do të shpëtojë botën. Shumica e muhibëve e humbën besimin kur profecitë e “Q”-së nuk u realizuan.
Sot nuk ka asnjë teori të vetme të madhe konspirative; në vend të kësaj janë ato individualet të cilat përhapen në të gjitha anët dhe futen thellë në politikën zgjedhore, veçanërisht në ShBA.
“Mendoj se ajo që bëri QAnon-i ishte një teori e integruar konspirative”, thotë Mike Rothschild i cili shkroi një libër mbi QAnon-in. Tashmë gjerësisht janë përhapur mitet popullore rreth vaksinimit, ndryshimeve klimatike dhe mohimit të zgjedhjeve. Pronari i X-it, Elon Musk, ka qëndrim të hapur konspirativ në shumë postime në Twitter, siç ishte për shembull universi MAGA [Make America Great Again] dhe natyrisht vetë Trumpi ndaj rezultateve të sondazhit të vitit 2020. Por, tentativa e të shtënave nxiti gjithashtu shpërthimin e teorive nga e majta, një fenomen ky në zhvillim i njohur si BlueAnon.
Pra, çfarë mund të bëhet, nëse ka hapësirë, për të parandaluar shtrembërimin kolektiv të realitetit në të dyja anët e spektrit politik? Disa ekspertë, si Jen Golbeck, profesoreshë në Universitetin e Merilendit – kërkimi i së cilës fokusohet në mediat sociale dhe komplotet – bëjnë thirrje për kontroll më të ngushtë të platformave, duke përfshirë eliminimin e komploteve të rrezikshme si dhe rritjen e kontrollit të fakteve ose etiketimin. “Nëse njerëzit nuk shohin dhe nuk kyçen [në komplote], ata nuk do të jenë shumë gjatë të angazhuar”, thotë ajo.
Një muaj përpara zgjedhjeve në ShBA, më 2020, Facebook-u njoftoi se të gjitha faqet e QAnon-it do t’i hiqte nga platforma e vet, pasi gjithnjë e më shumë ndërlidheshin me dhunën dhe dëmtimin e botës reale. Kompania sot thotë se qëllimisht përpiqet të ngadalësojë përhapjen e mashtrimeve dhe se kryen kontrolle të fakteve nga palët e treta përkitazi me dezinformatat virale.
Por, të ashtuquajturat fushata “parandalimi i gjepurave [prebunking]” ose “imunizimi [inoculation]” – të krijuara për të ndërtuar rezistencën tonë parandaluese ndaj dezinformimit, duke na paralajmëruar për ekzistencën e tij – nuk kanë pasur shumë sukses.
Dhe, me shumëfishimin e komploteve të cilat janë të ndërlikuara për t’u përcaktuar dhe të cilat mund të mos shkaktojnë gjithmonë dëm në botën reale, reagimet haptazi në internet me siguri do të jenë më të vështira për t’u bërë në këtë fushatë presidenciale. Disa kërkime sugjerojnë se rrëzimi i teorive të tilla veçse përforcon besimet e ithtarëve për pretendimet për censurë.
Në fund të fundit, ne duhet të marrim përgjegjësinë për të kontrolluar burimet tona. “Duhet të jemi më të mirë në burimet tona të informacionit”, thotë Rothschild. “Nuk duhet të presim më që zgjidhja të jetë te kompanitë e mediave sociale. Zgjidhja duhet të jemi vetë ne”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje