Kur seksi për herë të parë është tejet i keq: Tri gjëra duhet të keni parasysh

Seksi për herë të parë nuk është gjithmonë gjëja më magjepsëse
Lidhja me një partner të ri, edhe me një partner që ju pëlqen, mund të jetë e vështirë, të ndihet e pakëndshme ose thjesht ndryshe. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se s’mund të bëhet më mirë.
Nuk po flasim për seksin që është i keq për faktin se ata nuk respektuan kufijtë tuaj ose përndryshe ju bënë të ndiheni të pasigurt, natyrisht. (Nuk ka shanse të dyta në atë situatë). Dhe ndoshta shkëndijat seksuale thjesht nuk janë aty – në këtë rast ju mund t’i besoni instinkteve dhe nuk keni nevojë që ne t’ju tregojmë se çfarë të bëni. Por është gjithashtu e mundur që ju duhet vetëm të përpunoni disa, le t’i quajmë, ngërçe.
Ja ç’duhet të bëni nëse hera e parë me partnerin tuaj të ri ju la për të dëshiruar:
Vendosja e pritshmërive shumë të larta është me rrezik, sepse shton edhe shanset për dështim
Pas herës së parë pyesni veten: “A po përqendrohesha tek momenti apo isha përqendruar aq shumë në përvojën që kisha krijuar në mendjen time?”
Nëse po e krahasoni këtë përvojë seksuale me atë që keni imagjinuar ose me partnerë të kaluar, ju po humbisni atë që është përpara jush.
Përqendrohuni në shqisat tuaja duke i kushtuar vëmendje asaj që po dëgjoni, nuhatni, shijoni dhe ndjeni. Kjo qasje e ndërgjegjshme ndaj seksit mund të rrisë kënaqësinë tuaj duke e bërë atë një përvojë të mrekullueshme shqisore ku jeni më në sinkron me partnerin.
Bëhuni më të qartë në lidhje me atë se çfarë dëshironi të dy në shtrat
Seksi i keq në fakt, shpesh është thjesht pasojë e një komunikimi të keq. Ju duhet të komunikoni për seksin me partnerin tuaj, në mënyrë verbale ose joverbale.
Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se komunikimi është një rrugë me dy drejtime; kur shprehni dëshirat tuaja, sigurohuni që të pyesni edhe për të tjetrit/ës.
Mos harroni se seksi supozohet të jetë argëtues!
Të bësh seks duhet të jetë qejf dhe jo një problem i shtuar. Ne priremi të shqetësohemi nëse po e kënaqim partnerin, fiksohemi me mënyrën si dukemi, etj.
Sigurisht, mund të jetë e sikletshme nëse seksi ishte i keq herën e parë, por mbani mend se partneri juaj (ose ju) mund të ketë qenë nervoz, ose ndoshta i shqetësuar për atë që po mendonit apo ndjenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Në këtë shtet evropian femrat kanë gjoksin më të madh në botë!
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë