LAJMI I FUNDIT:

Forumi për Integritetin e Informacionit i shqetësuar për publikimin nga RTK të artikullit që sulmon dy media në Kosovë

Forumi për Integritetin e Informacionit i shqetësuar për publikimin nga RTK të artikullit që sulmon dy media në Kosovë

Forumi për Integritetin e Informacionit ka reaguar pas publikimit nga Televizioni Publik i Kosovës të artikullit të mediumit “Slobodna Bosna” ku flet se disa media në Kosovë janë nën kontroll të drejtpërdrejtë nga kryekrimineli Milan Radoiçiqi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Anëtarët e Forumit për Integritetin e Informacionit  shprehin shqetësimin dhe dënojnë ashpër sulmet ndaj medieve në Kosovë, që kanë ardhur si rezultat i një artikulli të publikuar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Dy media, Nacionale dhe Periskopi, janë veçuar dhe janë sulmuar duke u quajtur ‘bashkëpunëtorë të Serbisë’, kjo duke iu referuar një artikulli pa autor të mediumit ‘Slobodna Bosna’”, thuhet në reagim.


Më tej thuhet se “Forumi për Integritetin e Informacionit beson se një gjuhë e tillë rrezikon funksionimin normal dhe të pavarur të medieve, dhe gjithashtu rrezikon sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë medial. Forumi për Integritetin e Informacionit është thellësisht i shqetësuar që një artikull i tillë, që nuk përmbush asnjë standard gazetaresk, është ripublikuar në faqen online të RTK-së, dhe është transmetuar në Lajmet Qendrore të Televizionit Publik”.

“Ripublikimi i shkrimit është bërë duke shkelur kodet e etikës të KPM-së dhe të KMSHK-së, që kërkojnë që mediat të verifikojnë lajmet para se t’i publikojnë ato, si dhe duke injoruar të dhënat publike. Gjithashtu, udhëheqësve të të dy medieve në fjalë nuk u është dhënë mundësia që të përgjigjen për pretendimet, pasi që nuk janë kontaktuar para publikimit. Ky zhvillim që përfshin publikimin e një informacioni të paverifikuar kontribuon në rritjen e dezinformimit dhe do të ndikojë në cenimin e integritetit të informacionit në Kosovë”.

“Forumi për Integritetin e Informacionit fton udhëheqësit qeveritarë dhe deputetët e Vetëvendosjes të heqin dorë nga gjuha denigruese dhe fushatat linçuese ndaj gazetarëve dhe medieve. Ne gjithashtu kërkojmë nga Bordi i RTK-së që të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj të gjithë përgjegjësve që kanë lejuar këtë publikim, nga Drejtori i RTK1 e deri tek kryeredaktorja e televizionit dhe përgjegjësit e medias online”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori