LAJMI I FUNDIT:

Serbia nuk i përgjigjet Kosovës për Faton Hajrizin, Ministria e Jashtme ankohet te vendet e QUINT-it

Serbia nuk i përgjigjet Kosovës për Faton Hajrizin, Ministria e Jashtme ankohet te vendet e QUINT-it

Kosova po pret ende përgjigje nga Serbia për konfirmimin e identitetit të personit të vrarë dhe lehtësimin e procedurave për kthimin e trupit të pajetë, pasi autoritetet serbe deklaruan se i vrari është Faton Hajrizi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njoftoi se ende nuk ka pranuar përgjigje nga autoritetet serbe dhe për këtë është ankuar te ambasadorët e vendeve të QUINT-it përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi.

“Ashtu siç ju kemi njoftuar më parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar zyrtarisht nga autoritetet serbe konfirmimin e identitetit të personit të vrarë në Serbi. Gjithashtu, është kërkuar lehtësimi i procedurave për kthimin e trupit të pajetë në Republikën e Kosovës dhe dorëzimi i tij tek familjarët. Megjithatë, deri më tani, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga autoritetet serbe”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Telegrafin.


Gërvalla: Trupi i Faton Hajrizit të kthehet sa më shpejt në Kosovë
Lexo po ashtu Gërvalla: Trupi i Faton Hajrizit të kthehet sa më shpejt në Kosovë

MPJD gjithashtu theksoi se “Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar notë sqaruese ambasadorëve të Misioneve Diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, duke theksuar faktin se përkundër kërkesës zyrtare drejtuar autoriteteve të Serbisë, ende nuk është kthyer asnjë përgjigje.”

Ministria njoftoi gjithashtu se ka komunikuar me familjen e personit që raportohet si i vrarë dhe do të angazhohet gjatë gjithë procedurave deri në kthimin e trupit të viktimës në Republikën e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori