LAJMI I FUNDIT:

Marka e njohur gjermane me një model të ri AMG

Marka e njohur gjermane me një model të ri AMG

Vendosja e një motori aktual F1 në një hiperveturë legale nuk ishte e lehtë për Mercedes-AMG, por ata më në fund ia dolën.

Hipervetura One u prezantua në shtator të vitit 2017 dhe pas shumë pengesave inxhinierike, prodhimi i tij filloi në gusht të vitit 2022.

Kampioni i F1, Nico Rosberg e porositi një të tillë në vitin 2018, por iu desh të priste gjashtë vjet për ta marrë veturën.


Një video e re e publikuar së fundmi na e prezanton këtë model F1 për rrugë, përcjell Telegrafi.

Sapo motori i tij të ndizet, AMG si vetura më e shpejtë e prodhimit në pistën gjermane Nürburgring bëhet jashtëzakonisht e zhurmshme.

CTO i Mercedes-AMG, Jochen Hermann, tha se marrja e duhur e softuerit ishte pjesa më sfiduese e procesit të zhvillimit.

Nga deklaratat e mëparshme të bëra nga përfaqësuesit e kompanisë, mësuam se ulja e shpejtësisë së motorit ishte gjithashtu një sfidë e madhe.

Hermann pranoi se AMG One ishte vetura më e ndërlikuar e zhvilluar në historinë e Mercedes dhe ai beson se nuk do të përsëritet kurrë.

Marka gjermane tashmë e ka përjashtuar mundësinë e prodhimit të një veture tjetër rrugore me motor F1 për shkak të rregullave të rrepta të emetimeve.

Siç raportohet, nga ky version do të shohim vetëm 275 njësi të prodhuara. /Telegrafi/