LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë ditët përvëluese – temperaturat këtë javë zbresin deri në 26 gradë Celsius

Përfundojnë ditët përvëluese – temperaturat këtë javë zbresin deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë gjatë pesë ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Ditën e martë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe i qetë. Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 28-32 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.


Të mërkurën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Ditën e enjte do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 24-27gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Të premten do të merr mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 metër për sekondë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori