Në datat 25 – 27 korrik 2024, dhe 1 – 4 gusht 2024 në qytetin e Gjakovës do të mbahet edicioni i parë i festivalit “Ditët e Shqiptarit”, festival ky i cili për qëllim ka të paraqesë identitetin dhe kulturën shqiptare.
Në një intervistë për Telegrafin, Ermal Hasimja një ndër organizatorët e këtij festivali foli më shumë rreth këtij organizimi, duke treguar fillimisht rreth asaj se si ka ardhur deri tek ideja për organizimin e këtij festivali në qytetin e Gjakovës.
“Festivali u konceptua si elementi i parë i një serie aktivitetesh kulturore që synojnë të gjallërojnë jetën e Gjakovës dhe të tërheqin turizmin e përvojës autentike shqiptare nga gjithë trojet shqiptare, por edhe nga të huajt. Gjakova ka shumë për të ofruar në aspektin kulturor, historik, gastronomik e natyror dhe fondacioni synon që kjo pasuri unike të aktivizohet e t’i vlejë qytetit për zhvillimin e vet. Ne duam që Gjakova të njihet kudo ashtu si e njohim ne gjakovarët, si qytetin më autentik shqiptar në shqiptari”, tha fillimisht Hasimja.
Hasimja ceku që veçori e këtij festivali është promovimi që do t’i bëhet kulturës shqiptare.
“Unikja e këtij festivali qëndron në promovimin e pasurisë dhe trashëgimisë së kulturës shqiptare. Gjatë këtij eventi të veçantë, do të keni mundësinë të përjetoni një spektakël të vërtetë artistik, ku kultura shqiptare do të shfaqet në forma të larmishme dhe mahnitëse.
Nga tingujt e muzikës tradicionale dhe bashkëkohore, tek performancat artistike të gjalla, deri te kinematografia e cila do të ofrojë filma që pasqyrojnë historinë dhe vlerat e popullit shqiptar. Ky festival synon të krijojë një urë lidhëse mes brezave, duke sjellë në pah vlerat dhe identitetin kulturor shqiptar në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse”.
I pyetur rreth përmbajtjes së programit të festivalit, Hasimja u shpreh se pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë një gamë të gjerë aktivitetesh.
“Nga 25 deri më 28 korrik dhe nga 1 deri më 4 gusht, do të ketë larmani aktivitetesh që do të ofrojnë një përvojë të pasur për të gjithë pjesëmarrësit. Grupi muzikor dhe artistët e zhanreve të ndryshme do të sjellin atmosferë të veçantë në skenat muzikore të Gjakovës. Disa nga emrat më të spikatur që do të performojnë janë Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Dren Abazi, Shpat Deda, Nezafete Shala, Offchestra, Ethnically Plugged, Edona Reshitaj, Grupi NA, dhe shumë të tjerë. Përveç muzikës, nuk do të mungojnë as aktivitetet për dashamirësit e letërsisë dhe poezisë, ku poezitë do të jenë pjesë e pandashme e festivalit.
Gjithashtu, do të ketë prezantime nga personalitete të suksesshme, të cilët do të sjellin njohuritë e tyre në Gjakovë. Një nga këta është pedagogu gjakovar nga Tirana, Ermal Hasimja, i cili përmes prezantimit të tij të titulluar “Kujtime nga Gjakova e vitit 2030″ do të paraqesë versionin e tij për zhvillimin e qytetit të Gjakovës. Në çdo natë të festivalit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë një gamë të gjerë aktivitetesh.”
Duke e marrë parasysh se ky është edicioni i parë i këtij festivali Hasimja u shpreh që presin interesim për këtë festival.
“Ne presim një interes të madh për të ndjekur këtë festival, jo vetëm nga qytetarët e Gjakovës, por edhe nga të gjitha qytetet e tjera. Kjo pasi që falë programit të pasur dhe të larmishëm që përfshin muzikë, performanca artistike dhe kinematografi, ky festival ka për të tërhequr një audiencë të gjerë. Kësisoj, ndjekësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë dhe të shijojnë kulturën shqiptare në të gjitha dimensionet e saj. Ne besojmë se pasioni dhe entuziazmi për kulturën dhe traditat shqiptare do të sjellin një pjesëmarrje të madhe dhe entuziaste”, u tha në fund nga Ermal Hasimja një ndër organizatorët e festivalit ”Ditët e Shqiptarit.”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje