LAJMI I FUNDIT:

KFOR publikon video gjatë patrullimit në urën e Ibrit në Mitrovicë

KFOR publikon video gjatë patrullimit në urën e Ibrit në Mitrovicë

KFOR-i sot ka publikuar një video nga ura e lumit Ibër në Mitrovicë, duke treguar se në atë zonë janë duke patrulluar.

Përmes një video – postimi në platformën X, KFOR shkruan se njësiti K9 janë ekipe speciale me qen të trajnuar, të cilët mund të detektojnë eksplozivët sipërfaqësore dhe nëntokësore.

“Njësitë K9 janë ekipe speciale me qen shumë të trajnuar. Ata rregullisht kryejnë inspektime për të mbajtur sigurinë dhe qetësinë. Ata mund të detektojnë eksplozivët si ato sipërfaqësore si ato nëntokësore. Kur një qen zbulon një eksploziv ai ulet dhe sinjalizon stërvitësin e tij. Lidhja mes qenit dhe pronarit të tij është esenciale për suksesin e ekipit”, thuhet në postim. /Telegrafi/