LAJMI I FUNDIT:

MPB-ja e Serbisë: Faton Hajrizi edhe zyrtarisht i dyshuari kryesor për vrasjen e policit serb në Lloznicë

MPB-ja e Serbisë: Faton Hajrizi edhe zyrtarisht i dyshuari kryesor për vrasjen e policit serb në Lloznicë

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) e kanë vendosur në kërkim edhe zyrtarisht Faton Hajrizin nën dyshimin se ka vrarë një polic dhe një tjetër e ka plagosur në Lloznicë të Serbisë.

Hajrizi dyshohet për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit, Vjekoslav Iliq, raportojnë mediat serbe.

“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse e vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, njoftoi MPB-ja.


Çka tha Artan Hajrizi për vëllain e arratisur nga burgu, rasti i vrasjes së policit në Serbi dhe deklaratat
Lexo po ashtu Çka tha Artan Hajrizi për vëllain e arratisur nga burgu, rasti i vrasjes së policit në Serbi dhe deklaratat

Në këtë formë, Serbia konfirmon se Faton Hajrizi tashmë është i dyshuari kryesor për ngjarjen në Lloznicë.

Theksojmë se të shtënat me armë kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa të Tutinit. Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizit.

Ky i fundit ka deklaruar për Telegrafin se dokumentet e identifikimit ia ka vjedhur i vëllau dhe se distancohet prej tij.

Ndryshe, Hajrizi u arratis më 6 korrik nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë. /Telegrafi/