LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut
(Foto: Pexels)

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.

Pasdite pritet të ketë mot jo të qëndrueshëm dhe do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri 23, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 34 deri 40 gradë celsius.


Nga nesër moti do të jetë më i freskët dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/