LAJMI I FUNDIT:

“Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj Shqipërisë”, drejtoresha e SHISH: Janë realizuar veprimtari spiunazhi

“Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj Shqipërisë”, drejtoresha e SHISH: Janë realizuar veprimtari spiunazhi

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, paralajmëroi se agjentura ruse dhe ajo serbe kanë mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë.

Teksa raportoi në Komisionin e Sigurisë për punën e institucionit që drejton gjatë vitit që lamë pas, Hyseni tha se në kuadër të misionit që SHISH-i ka është rritur bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

“Kemi rritur bashkëpunimin me SPAK, Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e përgjithshme të Policisë  së Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme. Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, spiunazhin ku përfshihet kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës ruse, serbe dhe shteteve të tjera”, tha Hyseni.


Opozitën, e cila më herët e ka akuzuar se ka bërë një vizitë sekrete në Beograd, drejtuesja e SHISH-it e ftoi të flasë me fakte.

“Të jemi të rezervuar dhe të flasim me prova e fakte kur akuzojmë për ndonjë aktivitet të Drejtorit të Shërbimit”, tha ajo

Pavarësisht insistimit të opozitës që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura, raportimi përpara deputetëve të Komisionit të Sigurisë i drejtoreshës së SHISH-it zgjati pak minuta për shkak të informacionit të klasifikuar që Hyseni tha se përmban raporti për vitin 2023. /Klan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës

Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës

Drejtësi
Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

Lajme
Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti

Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti

Lajme
Shfuqizohet vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve më të rënda se 7.5 ton

Shfuqizohet vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve më të rënda se 7.5 ton

Lajme
Osmani dhe kancelari gjerman flasin për angazhimin e përbashkët në integrimin e euroatlantik të Kosovës

Osmani dhe kancelari gjerman flasin për angazhimin e përbashkët në integrimin e euroatlantik të Kosovës

Lajme
Dyfishohen dhe trefishohen shtesat për fëmijë, Kurti prezanton skemën e re të mbështetjes për nënat

Dyfishohen dhe trefishohen shtesat për fëmijë, Kurti prezanton skemën e re të mbështetjes për nënat

Lajme
Kalo në kategori