LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 9° partlycloudy_day

Nis renovimi i objektit më vjetër në komunën e Ferizajt, shtëpisë-kullë që rrezikonte të shembej

Nis renovimi i objektit më vjetër në komunën e Ferizajt, shtëpisë-kullë që rrezikonte të shembej

Shtëpia-Kullë që konsiderohet më e vjetra në komunën e Ferizajt ka nisur të rinovohej me buxhet të Ministrisë së Kulturës në vlerë prej 140 mijë eurosh. Për renovimin e këtij objekti ishte kërkesë e kamotshme e familjes Fazliu nga fshati Koshare. Ky monument prej vitit 2012 është futur në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, ndërkohë familja Fazliu patën ngritur disa herë ankesë se objekti po rrezikon të shembej dhe në të njëjtën kohë po ua rrezikon fëmijët.  

Ky objekt që rrezikonte të shembej, pati nxitur alarm edhe në Kuvendin Komunal të Ferizajt me qëllim që institucionet përkatëse ta rinovojnë atë ose të marrin vendim për rrënimin e saj.

Familja Fazliu deri pas luftës kishte jetuar në këtë shtëpi, ndërkohë institucionet e kanë marrë në menaxhim, por deri më tash nuk është mirëmbajtur nga askush.


Telegrafi, të enjten, ka kontaktuar me pronarin e kësaj shtëpie Hamdi Faliu, i cili ka treguar se renovimi ka nisur në fillim të kësaj jave dhe pritet të përfundoi deri në fund të vitit.

Ai tregon se ka bërë dhjetëra kërkesa në institucionet lokale dhe ato qendrore me qëllim që objekti i shtëpisë-kullë të rinovohet ose të rrënohet, me arsyetimin se ka paraqitur rrezik për familjen e tij.

“Pas shumë përpjekjeve erdhi momenti dhe filluan ta rinovojnë shtëpinë-kullë e cila prej vitit 2012 është në listën e trashëgimisë kulturore. Deri më tash ka rrezikuar të shembej, por tash e tutje po besoj se renovimi do ta forcoi atë, duke u nisur nga themeli e deri në pjesën e kulmit”, ka thënë Fazliu.

Sipas tij, objektit do t’i ndërtohet një bazë përreth themelit, pastaj do të rregullohen muret që janë dëmtuar nga ujërat dhe po ashtu do të ndërtohet kulmi, dyert, dritaret dhe pjesa tjetër e brendshme.

“Sipas projektit shtëpia do të ketë një renovim gjeneral dhe do të bëhet e banueshme”, ka thënë Fazliu.

Amir Rexhepi, kuvendar nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje që njëherësh është edhe banor i këtij fshati, tregon se si e pati nisur iniciativën që institucionet të reagojnë lidhur me këtë objekt.

“Ne si banor të këtij lokaliteti e kemi parë se Kulla që njihet si shtëpia e Hasan Fazliut, po rrezikon të shembej shkaku se është ndërtuar rreth 150 vjet më parë. Për renovimin e këtij objekti ka pasur reagime të vazhdueshme edhe nga banorët, ndërkohë personalisht e kam ngritur disa herë edhe në kuvendin komunal me qëllim që ky monument të ruhet si trashëgimi kulturore dhe si shtëpia më e vjetër në komunën e Ferizajt”, ka thënë Rexhepi.

Sipas projektit, renovimi do të përfshinë edhe ndërrimin e dyerve dhe dritareve, fasadimin e jashtëm dhe rregullimin e dyshemesë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Lajme
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë

U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë

Magazina
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Kalo në kategori