Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorë, përfaqësues diplomatikë dhe të organizatave ndërkombëtare në Kosovë për të diskutuar zbatimin e koordinimin rreth Fondit të sapokrijuar të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) për Kosovën.
Krijimi i Fondit Përshpejtues të OZhQ-ve u zyrtarizua në takimin e djeshëm ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Koordinatores Rezident të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti ka theksuar se ky fond ka për qëllim avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në përputhje me Agjendën 2030.
Ai shtoi se ideja e iniciativës fokusohet në krijimin e një fondi që do të shërbente si një bazë për iniciativat që “nuk lënë askënd pas”, duke siguruar qeverisje të mirë dhe vendimmarrje në nivelin më të lartë të qeverisë.
Kryeministri gjithashtu mirëpriti idenë e centralizimit të kontributeve të donatorëve drejt objektivave të OZhQ-ve, duke e konsideruar atë si një shtesë të vlefshme ndaj mbështetjes aktuale nga partnerët ndërkombëtarë, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, kontributi fillestar do të jetë i Kosovës në këtë fond, dhe arrin në shumën prej 200 mijë euro. Për çdo kontribut të marrë nga donatorët, qeveria do të shtojë 20% të vlerës së tij. Fondi pritet të rritet vazhdimisht bazuar në prioritetet e përcaktuara, duke mbështetur objektiva si ulja e varfërisë, rritja e kapacitetit të energjisë së rinovueshme, transformimi digjital dhe reformat e rëndësishme në sistemin arsimor. Për më tepër, fondi do të pranojë kontribute nga donatorët dhe partnerët.
Spence si dhe ambasadorët dhe përfaqësuesit të tjerë diplomatikë ndërkombëtarë mirëpritën dhe mbështetën këtë iniciativë, duke theksuar potencialin e saj për ndikim në zhvillimin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025