Të hënën në mbrëmje përfundoi Beerfest Kosova 2024, ku për katër natë radhazi solli argëtim dhe atmosferë të jashtëzakonshme për mijëra vizitorë.
Në mesin e vizitorëve pati edhe turistë nga vende të ndryshme të botës të cilat sipas organizatoreve u mahnitën nga pritja dhe organizimi.
“Gjithçka ishte në nivelin e duhur dhe sipas planifikimeve tona. Jemi ndarë shumë të kënaqur duke filluar nga pjesa argëtuese, promovimi i birrave, sigurimi dhe mbarëvajtja e festivalit në përgjithësi. Ajo çfarë na bënë krenarë është edhe vlerësimi i nivelit të lartë nga vizitorët të cilët na dhanë komente te mrekullueshme. Kjo tregon që ky festival çdo herë e me shumë po i ofrohet organizimeve me standarde më të larta evropiane”, tha zëdhënësja e këtij edicioni Rina Zeka, nga kompania Eventure.
Gjatë këtyre netëve të festivalit, për argëtimin e të pranishmëve u kujdesën disa bende dhe artistë të mirënjohur siç janë: Burak Yeter, Stealth & Vinz (Hellbanianz), Yll Limani, Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Kida, Buta, Ardi dhe Mirdoni, Diona Fiona, Grupi 403, Blerando, La Fazani, Gillespie, Zwada, Haliband dhe Dj Biggby.
Sikurse edhe në edicionet e kaluara, BeerFest Kosova ju dha hapësirë edhe disa artistëve të rinj si: Redon Berani, Young Arti, Leyla, etj.
Festivali ofroi laramani aktivitetesh për të gjithë vizitorët, duke përfshirë degustimin e birrave të shumta një kënd ushqimi dhe pije jo alkoolike, si dhe surpriza tjera të shumta.
Përkrahësit e këtij edicioni ishin: Birra Lasko (Sponzor Gjeneral), Vuse (Sponzor i Artë), Artmotion, Golden Eagle, Prishtina Mall dhe Komuna e Prishtines.
Brende dhe kompani tjera që e bënë të mundur këtë edicion ishin edhe: Birra Tuborg, Somersby, Carlsberg, Heineken, Krombacher, Paulaner, Becks pastaj 2U, Gekos, Crystal24, Senses dhe Pizza Crust.
Ky edicion u zhvillua në partneritet me: AMC Corporation, Modus Events, PR Solutions, Tenda3, Besa Security, Zahiri dhe Polica e Kosovës.
Adhuruesit e futbollit që ishin në BeerFest patën mundësinë të shohin edhe finalen e madhe të UEFA EURO 2024, mundësuar nga Transmetuesi Zyrtar ArtMotion.
Këtë edicion e veçoi skena gjigante, programi artistik i jashtëzakonshëm dhe organizimi i nivelit më të lartë!
Zëdhënësja, Zeka paralajmëroi se risitë për edicionin e radhës janë ndryshimi i lokacionit si dhe ndryshimi i konceptit të festivalit në diçka më ndryshe se edicionet e fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, deri më 31 korrik ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton
"Na duhet përkrahje", kriteret e vështira për grante dekurajojnë gratë fermere
Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, KESCO: Shpenzimi është shtuar për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve
Mbyllja e pompave të derivateve në veri, Sveçla: Po perëndon epoka e pasurimeve në kurriz të shtetit
Kush ta ndreq tripin ma shumë se një akullore verës?
Shërbime të përkthimit dhe lektorimit të dokumenteve zyrtare të Ipko-s
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave
Qyteti më i afërt me qiellin quhet "ferri në Tokë": Jetëgjatësia është 35 vjet dhe askush nuk dëshiron të shpërngulet
Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij
"Ku është Musiala?", Morata elektrizon tifozët spanjollë me prezantimin e Carvajalit para tyre
Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas
Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?