Nga: Janan Ganesh / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Herën e fundit kur një president i ShBA-së thuajse u vra, shumica në botën e pasur – teksa gjykonte këtë akt – mund të shpresonin se ky ishte rast në veçanti amerikan. Dhe, kështu ia vlen të renditen disa nga masat e sigurisë të përdorura nga deputetët britanikë në vitet e fundit. Alarmet mobile të panikut. Jelekët për mbrojtje ndaj sulmit me thikë. Rojat personale. Shmangia e ngjarjeve të planifikuara dhe e daljeve të parëndësishme. Ndërmarrja e policisë kombëtare – e quajtur Operacioni Bridger – tani është zgjeruar për të mbrojtur, jashtë Parlamentit, përfaqësuesit e zgjedhur.
Një vend ku dhuna politike ishte e rrallë – të paktën jashtë kontekstit të ngjashëm me luftën e Trazirës [konflikti në Irlandën Veriore] – ka humbur dy deputetë, nga vrasësit, që nga viti 2016. Gjithashtu u sulmuan kandidatët në zgjedhjet e fundit franceze. Ministri i Brendshëm gjerman përmend “përshkallëzimin e dhunës antidemokratike”.
Pothuajse të gjithë i dënojnë sulmet e tilla. Problemi është se pastaj konsensusi bie. Spektri i sjelljes që shkon deri në vijën e dhunës, por jo më tej, ngjall më pak shqetësim apo interes sesa duhet. Ngacmimi i kandidatëve në zgjedhjet e Britanisë është pritur me shije të keqe. Për të qenë të qartë: kultura kundër politikanëve në vetvete është e gabuar. Por, për më shumë se kaq, është vetëpërforcuese.
Kjo është spiralja fatkeqe e politikës moderne: është një linjë gjithnjë e më e pakëndshme pune, që do të thotë se më pak njerëz të mirë e zgjedhin atë, gjë që varfëron cilësinë e jetës publike – pra, vetë qeverisjen dhe kompetencën e atyre që janë përgjegjës për të – e cila nga ana tjetër i bën votuesit më armiqësorë ndaj politikanëve. Dhe, ky cikël përsëritet.
Nuk mund të ndahet çështja, le të themi se si një komb prej më shumë se 330 milionë banorëve vë në lojë një 81-vjeçar kundër një 78-vjeçari në një garë presidenciale, nga kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë dhe nga sprova e përgjithshme e “politika së vijës së parë”. (Çfarë konotacioni luftarak ka tash kjo frazë.) Mendoni se duhet të ketë njerëz më të mirë në politikë? Epo, urdhëroni, lexues.
Çështja vlen edhe më shumë në vakumin e respektit që ne e quajmë Mbretëri e Bashkuar. Shpejtësia me të cilën Rishi Sunak – i cili mund të ishte kryeministër i mirë me erëzat e një dekade tjetër – hyri në Kancelarinë e Thesarit [11 Downing Street] dhe më pas në Kryeministri [10 Downing Street], flet për rrugëtimin e tij, po, por edhe për pakënaqësinë e jashtëzakonshme të konkurrencës.
Dhuna aktuale është më e keqe se frikësimi, që është më i keq se abuzimi verbal, që është më i keq se kërkimi i vëmendjes, që është më i keq cinizmi refleksiv pothuajse i mësuar përmendësh e që tani është pjesë rutinore e politikanit përpara auditorit publik (“Pse duhet t’i besoj fjalët që thua?” etj.). Por, të gjitha këto kanë të njëjtin efekt. Që të gjitha këto pengojnë individët e aftë – të cilët mund t’i përcaktojmë si ata me mundësi të mira të karriere diku tjetër – ose ata që thjesht përshtaten mirë e nuk janë mazokistë. Rreziku është që politika të bëhet një lloj klisheje për njerëzit që nuk do të arrinin status të ngjashëm në një fushë tjetër ose që kërkojnë vëmendje, sado të rrezikshme. Është joshëse këtu të përmbyset vargu shumë i cituar e Groucho Marxit për klubet dhe anëtarët. Parlamenti nuk duhet të pranojë askënd që i teket t’i bashkohet.
Ky argument gjithmonë do të ngjallë pakënaqësinë e romantizimit të së kaluarës. Nuk ka asnjë masë objektive të “cilësisë” së politikanëve, e lëre më një masë që tregon përfundimisht se ajo është përkeqësuar. Nuk është as aksiomë që një person me kompetencë të lartë të përgjithshme do të lulëzojë në sferën e veçantë të politikës. Robert McNamara ishte gur i çmuar i gjeneratës së tij amerikane – ylli i Shkollës së Biznesit të Harvardit, i pari i kompanisë Ford Motor – dhe shef tragjik i Pentagonit gjatë luftës së Vietnamit. Kabineti i John Majorit në Mbretërinë e Bashkuar të viteve 1990 ishte i mbushur me njerëz që do të kishin (dhe shpeshherë kishin pasur) lulëzuar në jetën akademike, sipërmarrëse ose profesionale. Votuesit e urrenin atë.
Megjithatë, gjatë një periudhe mjaft të gjatë, një komb udhëhiqet më mirë – sesa më keq – nëse njerëzit me mundësi të tjera karriere i refuzojnë ato për politikë. Obsesivët do të dalin gjithmonë vullnetarë. Apatikët nuk do ta bëjnë këtë kurrë. Është rast margjinal joshja e njeriut të lëkundur që ka jetë të begattë të hapur për ta në anonimitet.
Është e natyrshme që disponimi anti-politikan t’i atribuohet dështimeve qeveritare: luftërat e dështuara, menaxhimi i keq i bankave, arritjet e vështira të shtetit britanik për rritjen e taksave dhe përkeqësimin e rezultateve. Nuk ka asgjë si e njëjta kureshtje për burimin e atyre dështimeve. Po nëse lidhja shkakësore shkon në anën tjetër? Po sikur një shtet i paaftë të jetë fryti i fundit i anti-politikanëve? A është Kongresi institucioni më pak i besuar në sondazhet amerikane, sepse është shumë i keq, apo aq i keq sepse nuk i besohet, dhe për këtë arsye sfidues për ata që përndryshe mund të hyjnë dhe ta përmirësojnë? Talle klasën politike. Është gjë e drejtë. Por, shakaja, në fund të fundit, bie te ne. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj