LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit-Tetovë: Qytetarët të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura

Zjarrfikësit-Tetovë: Qytetarët të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura

Njësia e Zjarrfikësve në Tetovë kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura

“Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta kur rreziku nga zjarret është evident. Kërkojmë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos ndezin zjarre në vende të hapura, të mos hedhin cigare rrugëve dhe sende tjera që mund të shkaktojnë zjarre si rezultat i temperaturave të larta. Një shkëndijë e vogël zjarri mund të ketë dëme të paparashikueshme.

Kudo që vëreni tym, zjarr ose një shkëndijë të vogël lajmëroni shërbimin e zjarrfikësve, Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe Policinë e Tetovës”, thuhet në njoftimin e Zjarrfikësve në Tetovë./Telegrafi/