LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet rigjallëruese të “terapia me kontrast”. Si ndikon dhe sa është e sigurt kjo “torturë”

Përfitimet rigjallëruese të “terapia me kontrast”. Si ndikon dhe sa është e sigurt kjo “torturë”

E thënë thjesht, terapia me kontrast përfshin kalimin nga e nxehta në të ftohtë (ose nga i ftohti në të nxehtë)

Mund të jetë bërja e një dushi me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, kalimi nga zhytja në një vaskë me ujë të ftohtë në një ambient tjetër të ngrohur me kondicioner etj.

Por pse duhet të kaloni nëpër këtë “torturë”? Sepse kjo lloj terapie ka një sërë përfitimesh shëndetësore në mirëqenien tuaj të përgjithshme.


“Terapia me kontrast mund të stimulojë aftësinë natyrale të shërimit të trupit duke iu përgjigjur ndryshimeve të papritura (e nxehta/i ftohti) nga shtrëngimi i enëve të gjakut në zgjerimin e tyre për të përmirësuar qarkullimin e gjakut,” thotë mjekja Dawn Rene Johnson, shkruan Pop Sugar.

Për shkak të përgjigjes fiziologjike ndaj ndryshimeve ekstreme të temperaturës, studimet tregojnë që kjo lloj terapie mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes së muskujve dhe qetësimin e plotë të trupit.

Teksa fjala ‘stres’ mund të jetë një tregues alarmi, lloji i mikro stresit që përjetoni kur kaloni nga uji i ftohtë në ujë të nxehtë mund të jetë pozitiv. Kjo quhet “hormesis” ose “stres hormetik”, i cili është një proces që thjesht qetëson qelizat.

Për më tepër, “terapia me kontrast” ndikon në nivelet tuaja të energjisë.

Një analizë e botuar në “Journal of Strength & Conditioning Research”, zbuloi se bërja e dushit me kontrast i ndihmon atletët të rikuperohen nga lodhja pas stërvitjeve apo ngjarjeve sportive më shpejt se zhytja vetëm në ujë të ftohtë (përkatësisht 48 orë kundrejt 72 orëve), citon Anabel.

A ka efekte anësore?

Kjo terapi mund të mos jetë e përshtatshme për të gjithë. Çdo person që mund të ketë probleme me hipertensionin, aritminë apo diabetin e fshehtë, duhet të konsultohet me mjekët përpara se të praktikojë këtë terapi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ilaçi më i mirë shtëpiak për veshka: Të gjithë përbërësit me siguri i keni në shtëpi!

Ilaçi më i mirë shtëpiak për veshka: Të gjithë përbërësit me siguri i keni në shtëpi!

Kalo në kategori