LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri, temperatura ekstreme gjatë gjithë javës

Parashikimi i motit në Shqipëri, temperatura ekstreme gjatë gjithë javës

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se këtë javë që kemi hyrë sot territori i Shqipërisë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë”, me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale, ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë (ditë).

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan (dhe jo vetëm pasi gradualisht bashkohet edhe me Anticiklonin e Azoreve) shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut (shkretëtira e Saharasë).

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare. Në relievet malore në lindje kryesisht ditën e enjte dhe atë të premte vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.


Kjo javë pritet të jetë “torturuese” për disa arsye dhe ndër më kryesoret është se vala e të nxehtit po zgjat (duke marë parasysh ditët që lamë pas) dhe do të zgjasi deri dhe në fund të javës. Thënë kjo pasi vendi ynë për periudhën që ndodhemi ka përjatuar edhe herë të tjera tempertura 40 apo 42-43°C por për një periudhë kohore jo më shumë se disa ditë (kryesisht 3-4 ose maksimumi 5 ditë).

Arsyeja tjetër është se depërtimit i këtyre masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vehte një sasi relativisht të lartë lagështire. Në këtë mënyrë nëse në kafazin meteorologjik zhiva e termometrit mund të shënojë deri në 42°C për trupin e njeriut kjo temperaturë ndjehet disa gradë më e lartë për shkak të lagështirës së lartë. Ndryshe do të ishte situata nëse masat ajrore do të ishin të thata dhe trupi ynë do të ndjente këto temperatura disa gradë më të ulta.

Gjithashtu vlen për t’u theksuar edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes siç njihet ndryshe me termin “netët tropikale”. Me temperatura që nuk zbresin më poshtë se 26-27°C (kryesisht zonat urbane) dhe lagështirën e lartë në ajër netët pritet të jenë “mbytëse” njësojë si në vendet tropikale ku në mesditë temperaturat arrijnë 38-40°C ndërsa në mbrëmje nuk zbresin më poshtë së 28-30°C.

Për sa u tha më sipër për këto ditë të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur sa më shumë kohëzgjatjen e qëndrimit në diell dhe kryesisht kategoritë e njerëzve të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori